• |
ide | kryesore

Emigrantët e paligjshëm në Britani, Gjykata e Lartë merr vendimin: Refugjatët do të dërgohen në Ruandë

-Instant, Lajme, Planet



Gjykata e Lartë e Londrës ka vendosur që plani i Britanisë për të dërguar emigrantët në Ruandë është legjitim.

Vendimi është cilësuar një fitore për kryeministrin Rishi Sunak, i cili ka bërë një premtim politik për të menaxhuar numrin rekord të emigrantëve që po mbërrijnë me varka ose gomone në brigjet e Britanisë përmes Kanalit Anglez.

Sipas planit,i  cili u bë i ditur në prill,  Britania do të dërgonte dhjetëra mijëra emigrantë që mbërrijnë në brigjet e saj në Ruandë.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, gjyqtarët Clive Lewis dhe Jonathan Swift thanë se ishte e ligjshme që Britania të nënshkruante një marrëveshje me qeverinë e Ruandës për të dërguar azilkërkuesit në vend dhe që kërkesat e tyre për azil të caktoheshin atje.

“Deportimi i azilkërkuesve në Ruandë është në përputhje me Konventën e Refugjatëve dhe me detyrimet statutore dhe ligjore të qeverisë,” thanë gjyqtarët.

Dëbimi mund të prekë këdo që hyn ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, me përjashtim të të miturve të pashoqëruar.



3 Comments

    1. DO TE RUANDIZOHEN SHKERDHATAT ATUTOKTONE QE LENE VENDIN E TYRE DHE NUK VIJNE KETU TE HEDHIN REGJIMIN E KORRRUPTUM TE PATRONAZHISTEVE DHE SORRROS BYTHQIRIT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *