• |
ide | kryesore

Papa Françesku: Lufta në Ukrainë është globale dhe nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti

-Instant, Lajme, Planet



Papa Françesku e ka përshkruar luftën në Ukrainë si “globale”, duke theksuar se lufta nuk ka gjasa të përfundojë së shpejti, sipas skynews.

“Unë nuk mendoj se lufta do të përfundojë së shpejti, sepse kjo është një luftë globale. Le të mos e harrojmë këtë. Gjithashtu mendoj se lufta nis kur një perandori fillon të dobësohet. Dhe kur ka armë për t’u përdorur, testuar dhe shitur,” tha Papa në një intervistë për gazetën spanjolle ABC Sociedad.

Rikujtojmë se Papa e ka krahasuar luftën me gjenocidin në vitet 1930, kur Stalini shkaktoi uri masive në vend. Ai  gjithashtu lavdëroi ukrainasit për rezistencën që ka treguar.

Papa ka ofruar disa herë ndërmjetësimin e Vatikanit për të zgjidhur konfliktin, por kritikat e tij të shtuara ndaj Rusisë e kanë bërë këtë të pamundur. Në tetor, Papa për herë të parë iu lut drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë “spiralën e dhunës dhe vdekjes” në Ukrainë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *