• |
ide | kryesore

Pas ndarjes nga JLo, Alex Rodriguez bën publike romancën e re

-Instant, Paparazzi, Slider



Alex Rodriguez ka bërë së fundmi zyrtare romancën e tij të dashurisë me Jac Cordeiro.

Përmes rrjetit social,Instagram, Alex ka publikuar një foto të tyre bashkë me vajzat e tij, Natasha, 18, dhe Ella, 14, përpara një peme Krishtlindjesh në Nju Jork.“Nga zemrat tona tek tuajat, Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Rodriguez duke shtuar hashtags “familje”, “gëzim” dhe “mirënjohës”.

Dyshja u lidhën për herë të parë në mënyrë romantike në tetor, kur u fotografuan duke ecur poshtë Rodeo Drive në Beverly Hills, Kaliforni.Një burim i tha Page Six në atë kohë se atleti “po i pëlqente të kalonte kohë” me Jac.“Miqtë thonë se ai është shumë i lumtur dhe po shijon kohën e tyre së bashku. Ai kënaqet duke kaluar kohë me të. Ajo është e mrekullueshme! Ajo është një ish-infermiere dhe nënë e dy fëmijëve,” tha burimi i brendshëm.

Romanca e tyre erdhi një muaj pasi u zbulua se lojtari i bejsbollit rishte ndarë nga Kathryne “Kat” Padgett pas rreth nëntë muajsh lidhjeje. Padgett, ishte gruaja e parë me të cilën Alex u takua publikisht pas ndarjes së tij në vitin 2021 me ish të fejuarën Jennifer Lopez.Pavarësisht ndarjes  Rodriguez i uroi këngëtares “Let’s Get Loud”, më të mirat në martesën e saj. “I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm. U uroj atyre më të mirat,” tha ai në ““Who’s Talking to Chris Wallace?”Rodriguez madje e quajti marrëdhënien e tyre një “përvojë të mirë”. Para lidhjes së tij me Lopez, ai ishte i martuar me Scurtis nga viti 2002 deri në vitin 2008./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *