• |
ide | kryesore

Përgjimi/Dallëndyshja e Ramës hap sherr mediatik me Irfan Hysenbelliun

-Instant, Arkiva, Kryesore


Drejtoresha e IKMT, pasi i prishi hotelin ka vendosur të sulmojë edhe publikisht me një tekst të shkruar botuesin e Focus grup Irfan Hysenbelliu. “Prej një muaji jam vënë në shënjestër të mediave të z.Irfan Hysenbelliu. Unë nuk di fort gjëra nga media, por nëse gazetaria shqiptare është në shërbim të pronarëve dhe jo publikut, nëse është kamzhik për hakmarrjet e tyre, nëse është mjet përfitimesh, më vjen keq për gazetarët”, ka shkruar Dallandyshja në tekstin ku dallohet dora e kujdesshme e zyrës së propagandës. Kjo deklaratë e Dallëndyshes së pushtetit vjen pasi Neës24 transmetoi një audio përgjim të një çifti bashkëshortësh Foti dhe Sofi Doda me inxhinierin urbanistik të bashkisë së Sarandës Ariel Balani, ku biseda është përqendruar mbi përpjekjet e qytetares në fjalë për të marrë lejen e shfrytëzimit të plazhit para biznesit të saj në bregdetin e Ksamilit. Biseda zbardhte skemën e dhënies së parave për të siguruar një leje plazhi apo që ndërtimi të mos kalojë me rreth të kuq në listën e shembjeve të IKMT-së. Që në fillim inxhinieri Urbanistik i Bashkisë së Sarandës e orjenton çiftin që të bëjnë gati ryshfetin për drejtuesit e lartë të IKMT. Deri këtu gjithçka dëgjohet me audio, në një nga ato episode për të cilat publiku shqiptar është i ndërgjegjshëm se ndodhin rëndom. Por ky dononcim për një ngjarje të para dy viteve e ka bërë drejtuesen e IKMT ta konsiderojë si “turpi i rradhës” i një ndërtuesi pa leje që  tashmë ka rënë nga vafti.

Andi Bushati: Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Natyrisht për specie si Dallandyshja që u rikthye në atë post si kamikaze pasi paraardhësi i saj nuk pranoi ta zbatojë urdhërin e diskutueshëm të shefit për ti vënë ruspat Prestige Resort, po nuk të dashuroi Edi Rama, je realisht i rënë nga vafti. Por ajo që bën përshtypje në reagimin e saj dhe në guximin për të mbrojtur publikisht veprimet që kryen, është një fenomen që duhet të shqetësojë një rreth më të gjërë se vetëm të interesuarit nga prishja e hotelit të Irfanit. Banaliteti i së keqes që ajo përfaqëson ka dalë nga strofkulla e turpit dhe po tregohet si meritë në shoqërinë e dominuar nga rilindja. Ushtarë të verbër si Dallëndyshja sot krenohen me bëmat e tyre madje pretendojnë se kanë dhe mbështetjen e qytetarëve. Lapsi.al e ka analizuar deri në gajasje tekstin e saj. Së pari si drejtuese institucioni, ajo nuk jep asnjë shpjegim për faktin se punonjësit e saj që do çonin lekët lart dyshohen si hajdutë, por i qan hallin gazetarëve të Nevs 24 që lërdoren nga pronari. Me stilin e shefit ajo mjaftohet të thotë se s’mban përgjegjësi për ata që flasin në emër të saj dhe kaq i mjafton për të shtuar se ky denoncim: “synon paturpësisht të më intimidojë personalisht, të baltosë punën e institucionit që drejtoj, të na armiqësojë me njerëzit që vetëm po na falënderojnë për hapësirat që u kthejmë në emër te ligjit, dhe të shfryjë mllefet e tij si bej i rënë nga vafti”.

Së dyti ajo e merr gë mirqenë se veprimi i saj për prisjjen e Prestige ishte i ligjshëm, ndonëse ndërtesa rrinte prej vitesh e ngritur dhe e pacënuar aty, madje ekziston dhe një dokument me firmën e Bicit që e konsideron si ndërtim le leje. Së treti asaj nuk i bëjnë përshtypje këto skrupujt e bezdisshëm të shtetit ligjor që për ti vënë dinamitin dikujt duhet të marë një vendim gjykate. Asaj i mjaftojnë epshet dhe direktivat e atij që ka idhull për të vepruar.

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani

Dhe ky është problemi i të tërëve ne. Në regjimin aktual kjo tipologji njerëzish po zhvendosen nga margjinat e shoqërisë në ballin e saj. Ata nuk po kanë më as turp për punët e errëta që kryejnë, por serviren si modele shembulli i të cilëve duhet përhapur. Prandaj kur akuzohen si hajdutë marrin fjalën publikisht, për ti treguar punën gazetarëve, për tu mburur me krimet e tyre dhe për ti qarë hallin atyre me të cilët shefi ka bashkëpunuar, por që tani, fatkeqësisht kanë rënë nga vafti.

©Lapsi.al

 


25 Comments

  1. Perderisa e ka sulmuar Hysenbelliu do te thote qe sherrin e ka hapur ai. Ajo thjesht po i jep nje pergjigje korrekte nje shantazhuesi te paskrupullt qe e ka bere rruge tashme sulmin ndaj punonjesve te shtetit sa here qe ata kryejne detyren.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Jorgo si të duket termi “baltosje”, që rilindasit e përdorin rëndom kur dikush ju nxjer të palarat?!!!

      Pra, kur ata i kanë bërë mu…. çdo gjëje, duhet të quhet mu.. tosje.

      Çfarë prekin rilindasit e mutosin!

        1. “dallëndyshja” thotë: …kokë mbi shpinë!!!
          Kush e ka dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë, të thotë: ashtu thuhet.
          ….

    2. O Paloçupi.
      Ti e di besoj se në Shqipëri i vënë emrin çupi qenve, e ti më ngjan si një llapaqen që e shohim shpesh në ekranet e televizioneve të kapura nga Rama, që është edhe frrok, edhe çupi.
      Llogjika tënde çupiste, të thënka se shteti qenka vetëm një person, dymetroshi.
      Po kritikove ate, ke “sulmuar shtetin”
      Unë nuk mund ti hyj analizës se kush ka të drejtë, Irfani apo “shteti” siç e identifikon ti bojaxhiun Rama, sepse nuk i dij hollësitë e mardhënieve të tyre, por ama si një qytetar i zakonshëm shqiptar, mund ta analizojë ngjarjen në aspektin e zbatimit të ligjit apo të shkeljes flagrante të tij.
      Nuk është “shteti” vetëm Rama e një dallandyshe e tij, po shteti ka ndarjet e tij, ekzekutivin, legjislativin, drejtësinë e mediat.
      Një ekzekutiv me një bojaxhi mediokër në krye apo një legjislativ që ngre kartonat vetëm me një shenjë të tij, mund të frenohet vetëm nga opozita, gjykatat e mediat.
      Që ti vesh tritolin një ndërtimi miliona eurosh, duhet medoemos që për këtë të kesh një vendim gjykate, sepse bëhet fjalë për një hotel turristik që i shërben publikut dhe turizmit që sjell të ardhura jo vetëm për pronarin, por edhe për gjithë ekonominë shqiptare.
      Ja po e quaj si të vërtetë se hoteli i Irfanit qenka ndërtuar pa leje , pra në mënyrë të paligjëshme.
      E para e punës kur paskej qenë i “paligjshëm” ky hotel, përse Rama me gjithë shpurën e tij të partisë së mavijosur, e shfrytëzonte këtë hotel për të ngrënë e për ziafete ?
      Hoteli mesa dij, është ndërtuar në periudhën e kësaj qeverisje.
      Nëse ishte një ndërtim i paligjshëm , pse priti kjo qeveri derisa mediat e Irfanit ta kritikonin Ramën e nuk e ndaloi ndërtimin ?
      Mesa dij, Rama e ka shfrytëzuar këtë hotel për të strehuar afganët e gjorë të emigruar mha frika e talebanëve.
      Ka me qindra e ndoshta edhe mijra familje shqiptare që jetojnë në skamje e në shtëpi mizerabël kasolle.
      Sa të prishej gjithë ajo bina për kapriçiot e Ramës, përse të mos konfiskohej e aty të banonin gratis familjet me shtëpitë e shkatëruar nga tërmeti apo familje të tjera të varfëra që banojnë në kushte mizerabël ?
      A nuk do të ishte më mirë që ai hotel të kthehej në një shtëpi të madhe pensionishtësh që kanë ngelur të vetmuar nga emigrimi i fëmijve të tyre ?
      E së fundi dhe më e rëndësishmja.
      Përse po bëhet rrugë stili i shkatërimit kaçakshe nga qeveria, pa pasur një vendim gjykate ?
      U prish Teatri Kombëtar natën, janë prishur ndërtime të tjera po natën pa asnjë vendim gjykate për ti bërë fakt të kryer, që gjykata nuk ka më se çfarë të bëjë, veç që të fusë në burg qeveritarët

      1. Me ve ne “tastjere” gjera qe s’kam thene. E nis biseden pervecse tipikisht si katnar shqiptar me ofendim ndaj bashkebiseduesit, por edhe me nje premise te genjeshtert.

        Vazhdo bej monolog.

  2. Reagim dinjitoz. Tashme dihet sa delenxhi eshte kapteri Irfan qe e perdor mediat e tij per presione e gjoba. Kaq e thjeshte eshte. Ne focus media dalin dhe njerez me nje lloj statusi por thjesht i bejne qoken Irfanit qe i paguan.
    Dhe shume ja ben dhe Rama qe se rruan fare per keto jashteqitje. Po fareee

  3. Keta jo vetem bythqire po jane dhe bukeshkale, irfani i mbajti “me buke” sa ishin ne opozite tani doli i keq dhe u shpall kulak.
    Dallendyshja u perdor, do hudhet ne plehra kur ti vije dita.

    1. Jo more! I mbajti me buke?!

      Po ato lejet per pallatet tek Politeknikumi kush ja dha Irfanit? Po syte kush i mbylli kur beri 6 (Gjashte) kate me shume?! Etj, etj, etj…

      Kush eshte bukeshkali?!

    2. KETU KEMI TE BEJME ME DISA PSIKOPETER DHE DISA TE MASHTRUAR PREJ TYRE DHE DISA NJEREZ QE KAN PAS NDERGJEGJE PO I KANE THENE ‘PIRDHU’

  4. Kjo s’ka bërë gjë tjetër veçse ka zbatuar urdhërat e Ramës.Dhe na hiqet si e virgjër!!! Ajo si dhe kumandari i saj vepron dhe për para dhe për famë e propagandë.

  5. Remzi Hoxha nuk u vra rastësisht, edhe eshtrat nuk i janë humbur rastësisht… Kur flet Xhevat Nimani mbi Remzi Hoxhën, të zhdukur në duart e SHIK-ut që në 21 tetor 1995, e kur thotë se ‘do ta sjellë të gjallë’, të ndrit një shpresë në sy se qenka në këtë botë një fuqi e madhe gati vetë Mrekullia. O ceceni Gimi po zbaton ligjet e miratuara ne kuvend dhe nga spiuni salih metaj

  6. O ti qe shkruan me emrin Jorgo. Jorgo eshte emer i nderuar ortodoks. Askujt nuk i ka ardhur kurre e keqja nga ata me emrin Jorgo. Prandaj, mos u paraqit keshtu se fyen nje komunitet te tere qe vec nder i ka bere ketij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *