• |
ide | kryesore

Pse hesht opozita për Ahmetajn, Meta: E-mailet ia nxori Rama me të vetët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ahmetajn



Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është ka folur për çështjen e inceneratorëve dhe e-mailet e publikuara për Arben Ahmetajn. Gjatë një interviste në RTSH, ai u pyet pse opozita po hesht për çështjen e Ahmetajt. Por Meta thotë se nuk është kjo çështja. Sipas tij e-emailet e hoteleve me Mertirin “ia nxori Rama me të vetët.  

“Letrat dhe faktet janë shumë të qarta. Paska dalë një problem me zotin Ahmetajn? Pa asnjë diskutim, (të veprohet) për të gjithë. Nuk është ky problemi ynë. Por që ne të mos shohim apo të mos vëmë gishtin në plagë. Dhe gishti në plagë është Edi Rama kryeministër. Dhe të shohim ato që lëshon Edi Rama me ata të vetët, jo fjeti ky këtu, jo fjeti ai atje. Me ato të merret SPAK” – tha Meta.

Ish-presidenti tha se SPAK po bën drejtësi me regji. Sipas tij ai është vënë në shërbim të partisë në pushtet.

“I kemi të gjitha faktet për shkeljen e ligjit. Është i paralajmëruar nga ministrat, nga drejtorët e agjencive të qeverisë së tij për shkelje të ligjit dhe përsëri është miratuar me imponim, me dhunë. Pra, drejtësinë me regji nuk e pranoj dot.

Ka nevojë PS të shmangë vëmendjen nga diçka? Nxjerr një lajm nga ky institucion i drejtësisë. Ndërkohë rezultati është që Shqipëria e para për korrupsion. Ky është rezultati i reformës në drejtësi? Jemi në kushtet e një mungese totale transparence, paligjshmërie dhe të lulëzimit të korrupsionit. Këtë gjë nuk mund ta mbulojmë me protagonizma nga më të ndryshmet, të kujtdo” – tha Meta. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Meta me Ahmetaj prej Monikes jane bashke.
    Ter Koka sot eshte brenda prej Ben Ahmetajt.
    Buken e gatoi LSI me miellin e Ahmetajt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *