• |
ide | kryesore

Shembja e pronës/ Meta: 14 maji, dita e ndëshkimit të këtyre agresorëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta



Ish-Presidenti Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë, tha sot se me dhunën e policisë së “rilindjes”, qytetarëve po iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona- “që të majmen klientët e “rilindjes” – siç theksoi në vazhdim.

Në shënimin e tij në Fb pas shembjes që nisi në rrugën “Myslym Keta” në Tiranë, të një pallati ku banorët u dëbuan pasi iu prenë ujin dhe energjinët, Ilir Meta akuzoi ashpër qeverinë dhe në veçanti, bashkinë e Tiranës për aktin:

“Me dhunën e policisë, qytetarëve iu shkatërrohet prona që të majen klientët e rilindjes! – tha ai. – Shembja e pallatit në Rr. “Myslym Keta” është agresion i përsëritur në paligjshmëri të plotë dhe i egër ndaj qytetarëve të thjeshtë ashtu si tek Teatri Kombëtar, Astiri, Bregu i Lumit dhe 5 Maji.

Natën dhe me dhunën e Policisë së “Rilindjes” qytetarëve iu rrëmbehet dhe iu shkatërrohet prona që të majmen klientët e “Rilindjes”. Fëmijë, të moshuar, burra dhe gra janë hedhur në rrugë të madhe, që të vazhdojë grabitja dhe plaçkitja e bandës së Erion Veliaj dhe oligarkëve përqark tij. 14 maji është dita e madhe kur qytetarët e Tiranes do t’ju japin ndëshkimin më të rreptë këtyre agresorëve dhe hajdutëve të shfrenuar,” përfundoi kreu i PL-së, duke i bërë jehonë ditës kur do të mbahen zgjedhjet lokale në vend.



6 Comments

  1. Mezi po pres. Te bjeri Rama nga pushteti. E te shoh ty kryeminister.
    Ti je njeriu me i dashur nga populli. Populli mezi po pret qe te vish, e te na udheheqesh.
    Kedo qe te pyesesh ne shqiperi, vetem te ty i kan shpresat.
    Gjith sondazhet ate tregojm.
    Se sa i mungon ti ketij vendi.
    Hajde o trim. Hajde. Ne ty po te presim.

  2. 14 Maji eshte dita, ku pervecse ne bythe qe ta kemi zhytur already… do te ta zhysim edhe ne goje, ne vesh, ne hunde… pra ne cdo lloj zgavre qe te kesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *