• |
ide | kryesore

Zbulohen detaje nga rrugëtimi i spiunëve-blogerë. Çfarë filmuan me dron

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë lidhje me sulmin e pak muajve më parë në Uzinën e Gramshit, ku 2 rusë dhe një shtetas ukrainas tentuan të hynin brenda zonës ushtarake. Dy rusët Mihhail Zorin e Zvetlana Timofevva si dhe ukrainasin Fedis Alpatov, të cilët fotografuan dhe hynë pa lejë në uzinë e armëve të Gramshit, akuzohen se sulmuan dy ushtarë shqiptarë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se këtyre shtetasve iu janë gjetur pamje filmike të marra përmes dronit apo dhe telefonave. Mësohet se ditët e fundit të udhëtimit të tyre në Shqipëri tre të rinjtë kanë filmuar dhe dy objekte të rëndësisë së veçantë, si Reparti RENEA, pamje që u gjetën në aparatet fotografike. Ajo çka mbetet e paqartë është se si këta 3 shtetas kanë ngritur dronin mbi një repart special, të rëndësisë së veçantë dhe nga ana tjetër ky mjet fluturimi nuk është pikasur. Po ashtu Lala raporton se është duke u hetuar nëse turistët kanë pasur në fokus të filmimeve të tyre ndonjë efektiv të RENEA-s, apo programet e tyre stërvitore.

Ndër të tjera, janë filmuar dhe vilat e qeveritarëve në zonën e Dajtit. Sipas hetimeve të deritanishme, është konstatuar se tre të rinjtë për minua të tëra kanë filmuar çdo detaj nga vilat qeveritare, përmes droneve. Ky është hetim i vështirë, ndërsa vijon ende dokumentimi i ngjarjes.



9 Comments

  1. Po jo mo cne? Sipas te shiturve tek Rublat qe shkruajne ketu, keta ishin thjesht turista te pafajshem.

  2. Dmth meqe Blend Fevziu bashke me ate Blendken bredhin me parate tone permes Al Air dhe bejne vec palles se ariut e arushes, edhe do filmime neper Europe jane tip spiunesh dmth…

  3. Mos na paskan “spiunuar” procesin e trajnimin te reneas, u dhi puna. Hapni nje prokurim ndrroni paralelet e reneas.

    1. Sado konsiderate te ulet te kesh ti per strukturat e shtetit tend, ka disa prej tyre qe konsiderohen si te rendesise se vecante dhe spiunet ruse qe sulmojne ushtaraket tane ne rruge e siper, nuk mund t’i fotografojne.

  4. Aq shume sekrete kemi sa i ke te gjitha online nga nr telit te sherbimi informativ te emailet e kryekarit mavi. As kalamajte nuk i hajne me keto pacavuret me spiunat e karakatinave te rrenuara. Taksrat keta te shkretet qe shkun mish per topin me shashka te rilindjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *