• |
ide | kryesore

Aksident tek Ura e Gjolës/ Humb jetën 55-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme
Ura e Gjolës cërrik prefektit Rrogozhinës



Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së martës. Policia njofton se rreth orës 19:00, në aksin rrugor Fushë Krujë – Vorë në afërsi te Ura e Gjolës një automjet me drejtues shtetasin A. K., 19 vjeç, ka aksidentuar P. S., 55 vjeç.

Ky i fundit po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e përplasjes P. S. ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e policisë. Një grupi hetimor ka shkuar ne vendin e ngjarjes te Ura e Gjolës dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Më herët një tjetër aksident i rëndë ndodhi në Elbasan. 1 person humbi jetën dhe 3 të tjerë e u plagosën. Ngjarja ndodhi në rrugor Samurr – Qafë Mollë. Besnik Samurri, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë 38-vjeçari ka humbur jetën, ndërsa tre pasagjerët janë dëmtuar. Ata u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.  ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *