• |
ide | kryesore

Argjentina kampione, De Paul e dinte që në shtator: zbulon pusullën e lënë në dhomën e Lionel Messi

-Instant, Sport
de paul



Pas 36 vitesh pritje të gjatë dhe zhgënjimesh të hidhura, Argjentina u rikthye në çatinë e botës, duke triumfuar në Katar. E vendosën penalltitë pas një finale epike me Francën. Në vendin amerikano-jugor, shumë tifozë shpresonin për një fitore. por askush nuk ishte i sigurt se mund ta sillnin kupën në shtëpi. Askush përveç… Rodrigo De Paul. Mesfushori kohë më parë kishte shkruar një pusullë dhe e kishte lënë në dhomën e Lionel Messi. Në atë letër parashikohej triumfi i Albiceleste.

Fitorja e Argjentinës në Kupën e Botës bëri që një popull i tërë që e do dhe jeton futbollin 365 ditë në vit të shpërthente nga gëzimi. Skuadra e drejtuar nga Scaloni ishte një nga favoritët e mëdhenj për turneun, por shumë panë ekipe si Brazili apo Franca superiore ndaj Albiceleste. Motivimet ndoshta bënë diferencën, me argjentinasit që shfaqën guxim dhe vendosmëri shumë më të lartë se të gjithë kundërshtarët e tyre. Një fitore e vuajtur shumë, e kërkuar, por jo për të gjithë e mirëqenë. Edhe pse kishte nga ata, si Rodrigo de Paul, që profetizoi suksesin e ekipit të tij që në shtator. E zbulon një pusullë e shkruar nga mesfushori i Atlèticos dhe dërguar në dhomën e Lionel Messi. Një pusullë që tregon në fakt se për të, triumfi nuk ishte kurrë në dyshim.

ÇFARË SHKRUHEJ NË PUSULLËN PROFETIZUESE…

Pusulla e shkruar nga De Paul daton në shtator, në ditët kur Argjentina ishte e angazhuar në miqësoret kundër Hondurasit dhe Xhamajkës. Ishin kohët e përgatitjes për turneun e Katarit: “Unë jam Rodrigo De Paul (7). Është 18.09.2022. E firmos këtë dokument dhe them që pas dy muajsh do të shkojmë të fitojmë Botërorin”, lexohet në shënimin e tij. Një lloj premtimi nga ish-mesfushori i Udineses për kapitenin e tij Leo Messi. Në atë kohë, pak menduan se Selecciòn do të kishte sukses në këtë sipërmarrje. Por me sa duket, Rodrigo nuk kishte asnjë dyshim për këtë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *