• |
ide | kryesore

Basti i pabesueshëm mbi finalen Argjentinë-Francë, fituar nga djali i Lineker: ka gjetur gjithçka

-Instant, Sport
Lineker



Gjatë këtij Botërori, shumë bastevënës u përpoqën të merrnin me mend se kush do ta ngrinte trofeun. E sipas portaleve të specializuara, nuk ishin të paktë ata që besuan në fitoren e Argjentinës që në fillim. Megjithatë, një gjë është të hamendësosh ekipin fitues, krejt tjetër është të parashikosh praktikisht gjithçka, që do të ndodhte gjatë finales së fituar nga Albiceleste ndaj Francës. Por ka nga ata që vërtetë ia dolën mbanë në këtë ndërmarrje. Ai është djali i ish-sulmuesit të Anglisë, Gary Lineker. Quhet George dhe ka publikuar në Twitter bastin e tij të pabesueshëm të fituar.

Bota e basteve është e gjerë dhe e larmishme dhe këto ditë mund të luash pothuajse mbi çdo gjë, edhe për një ndeshje të vetme. E fitimi i marrë nga George Lineker, një nga katër djemtë e Gary, është vërtet i jashtëzakonshëm. Në fakt, 31-vjeçari arriti të hamendësonte praktikisht gjithçka që do të ndodhte gjatë finales Argjentinë-Francë. Lineker bashkoi shtatë parashikime të ndryshme në të njëjtën ndeshje. Pak më shumë se 20 paund bast, për të futur në xhep 3405 në fund të ndeshjes.

Basti i ndërtuar nga George Lineker përfshinte siç u përmendën shtatë parashikime. Ato ishin: Argjentina fitoi Kupën e Botës; Argjentina fiton me penallti; 2-2 rezultati i saktë në fund të kohës së rregullt; Messi shënues në çdo moment të ndeshjes; Mbappè shënues në çdo moment të ndeshjes: më shumë se një karton gjatë ndeshjes; më shumë se 5 goditje nga këndi në ndeshje. 7 parashikime, të gjitha në kapura. Djali i ish-sulmuesit postoi bastin në Tëitter: “Nëse dikush meritonte të fitonte një bast – shkroi ai – mendoj se isha unë. Ju faleminderit të gjithëve”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *