• |
ide | kryesore

Elon Musk reagon ndaj votimit për largimin e tij

-Instant, F1, Stil



Miliarderi Elon Musk ka reaguar për herë të parë që nga humbja e një sondazhi në internet. Në të ai pyeti përdoruesit nëse duhej të largohej nga posti i CEO i Twitter dhe u tha atyre se do t’i bindet rezultateve. Sondazhi tërhoqi më shumë se 17 milionë votues në vetëm 12 orë, me 57.5 për qind që votuan “Po”.

Shefi i Tesla-s komentoi “interesant” një sugjerimi nga Kim Dotcom, themelues i faqes Megaupload, ku thonte se rezultatet e sondazhit ishin anuar nga llogari të rreme. Një përdorues tjetër sugjeroi se “Abonentët blu duhet të jenë të vetmit që mund të votojnë në sondazhet e lidhura me politikat”. Elon Musk u përgjigj duke thënë: “Pikë e mirë. Twitter do ta bëjë këtë ndryshim.”

Twitter Blue është një abonim me pagesë që lejon përdoruesit të blejnë një distinktiv verifikimi për llogaritë e tyre. Sondazhi i tij vjen pas kritikave për një politikë që i ndalonte përdoruesit të lidhen me uebsajte të caktuara rivale të mediave sociale, duke përfshirë; Facebook, Instagram dhe Mastodon. Twitter më pas e ndryshoi politikën brenda disa orësh. “Në vijim, do të ketë një votim për ndryshime të mëdha politike. Më falni. Nuk do të ndodhë më”, shtoi ai.

Marrë nga: Independent



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *