• |
ide | kryesore

Erdogan nuk i ndal kërcënimet ndaj Greqisë: Mund të vijmë papritur një natë

-Instant, Arkiva, Planet



Pavarësisht takimit të zhvilluar në Bruksel, thuajse në kushte të fshehtësisë ekstreme mes Anna-Maria Boura, drejtoreshë e Zyrës Diplomatike të Kryeministrit grek dhe Ibrahim Kalin përfaqësues dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit të Turqisë, në prani të këshilltarit diplomatik të kancelarit gjerman Olaf Scholz me synimin për zbutur tonet mes palëve.

Por duket se Turqia i është rikthye sërish retorikës së ashpër duke kërcënuar Greqinë se Turqia “do të vijë papritur një natë”.

“Erdogan iu kthye provokimeve ekstreme, në deklaratat që bëri në qytetin e Mardinit, përpara se të nisej për në Katar, ku ishte ftuar të merrte pjesë në finalen e Botërorit”, shkruajnë mediat greke.

Më tej artikulli vijon: Presidenti turk tha se nëse Greqia vazhdon të veprojë në Egje, Turqia do të bëjë atë që është e nevojshme. Erdogan iu referua sërish raketës Typhoon dhe nuk harroi të bënte të qartë se turqit “mund të vijnë papritur një natë!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *