• |
ide | kryesore

Europa goditet nga vala më shkatërruese e gripit të shpendëve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shpendëve



Europa po përjeton gripin “më shkatërrues” të shpendëve të regjistruar ndonjëherë në Kontinentin e Vjetër. Për më shumë se një vit rreth 50 milionë shpendë janë therur në fermat ku është zbuluar virusi.

Nga tetori 2021 deri në shtator 2022, Evropa u godit nga “gripi i shpendëve më shkatërrues dhe shumë patogjenik (HPAI)”. 37 vende janë prekur dhe 2500 vatra janë identifikuar në fermat e shpendëve. Të dhënat i jep raporti i Autoritetit Evropian të Sigurisë Ushqimore (EFSA), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Laboratori Komunitar i Influencës Aviare.

Humbjet tek pulat, rosat apo gjelat në fermat e shpendëve janë në fakt edhe më të larta. Shifra 50 milionë e zogjve të therur nuk përfshin therjet për arsye parandaluese të sëmundjes. Gripi i shpendëve nuk është qetësuar as pas shtatorit. Në fakt infeksionet u dyfishuan me afrimin e dimrit.

EFSA thekson se “për herë të parë” nuk ka pasur pushim mes dy valëve të epidemisë, pasi virusi nuk u zhduk në verë. Dhe kur erdhi vjeshta, epidemia u duk se u përkeqësua. Raste të regjistruara kishte në më shumë se 35% të fermave të shpendëve. Nga 10 shtatori deri më 2 dhjetor, rreth 400 shpërthime u zbuluan në 18 vende evropiane, me shumicën e tyre në Francë, Britani dhe Hungari.

Virusi është zbuluar gjithashtu në më shumë se 600 shpendë të egër, veçanërisht te shpendët e ujit (rosat, mjellmat). Me kërkesë të Komisionit Evropian, EFSA po “shqyrton disponueshmërinë e vaksinave dhe po studion strategjitë e mundshme të vaksinimit”. Rezultatet e këtij studimi do të shpallen në gjysmën e dytë të vitit 2023. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *