• |
ide | kryesore

FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit

-Instant, F1, Sport
kampionët e botës



Avioni i kampionëve të botës të Argjentinës u ul në Buenos Aires, pak pas orës 2 të mëngjesit me orën lokale. Në pistë, autobusi i hapur priste gati të merrte Messin dhe lojtarët e tjerë, për ti transportuar në qendër të qytetit. Në vend është shpallur festë kombëtare. Mijëra njerëz ishin rreshtuar në anë të rrugës së itinerarit, gati për të përshëndetur kampionët e botës të Katar 2022. Messi dhe Scaloni ishin të parët që zbritën nga avioni, të ndjekur nga të gjithë ekipi.

Lexo më tej: Video/ Argjentina i merr të gjitha: lojtari, portieri e talenti më i mirë. Mbappe është Këpuca e Artë

Kampionët e botës zbritën në tapetin e kuq dhe shkuan drejt e në autobusin që i priste për t’i çuar në selinë e AFA-s. De Paul, Dibu Martínez, Lautaro Martínez, Nicolás Otamendi dhe Julián Álvarez u ngjitën në çatinë e autobusit. Skuadra kaloi nën harkun e triumfit me mbishkrimin “Faleminderit Kampionë”. Ministria e Sigurisë në Buenos Aires përfshiu rreth 5000 ushtarë për të mbajtur situatën nën kontroll. Ka edhe pjesëtarë të policisë së sigurisë së aeroportit. Pas orës një të mëngjesit nisi një lëvizje e vazhdueshme e automjeteve dhe kolonave të njerëzve me uniformë.

Lexo më tej: Video/ Argjentina kampione e botës: penalltitë i japin Messi trofeun e ëndërruar



2 Comments

  1. Zoti dhe fati i falen Messit nje dhunti te rralle, te jashtzakonshen dhe gati te pabesuesheme se si ne

    nje trup aq te brishte fshihet nje talent aq i madh pothuajse i paarritshem, por Messi ka meriten e

    madhe se nuk e shperdoroi ate dhurate te Zotit por punoi dhe u stervit fort duke i dhuruar botes

    futbolldashese spektakel dhe perfeksion dhe duke e fshehur madheshtine e tij futbollistike prapa

    njer thjeshtesie e modestie gati feminore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *