• |
ide | kryesore

FOTO/ Lionel Messi ‘tradhëton’ gruan, në shtrat me Kupën e Botës e pastaj një mate: “Buéna dia!”

-Instant, Sport
mate



Lionel Messi ka fjetur me një tjetër, por këtë herë gruaja e tij, Antonella Roccuzzo, nuk do të zemërohet. Numri dhjetë dhe kapiteni i Argjentinës, pas finales së Botërorit të fituar me penallti ndaj Francës, ka shkuar në shtrat me trofeun përqafuar. E zgjimi ishte ai më i ëmbli i karrierës së tij, pranë trofeut që e kishte dëshiruar gjithë jetën. Madje, me një mate në dorë. “Buéna dia!” ka shkruar Pleshti në rrjetet sociale me një buzëqeshje të lumtur.

Lexo më tej: Video/ Messi e katër lojtarë të Argjentinës rrezikuan jetën gjatë festimeve: i shpëtuan në fund kabllove elektrike

Në këtë mënyrë Lionel Messi e ka përjetësuar veten në shtrat me Kupën e Botës. Madje duke pirë edhe një mate. Kampioni argjentinas ka vendosur kështu që t’i urojë një “mirëmëngjes” personalisht argjentinasve dhe jo vetëm. Ekipi kombëtar mbërriti në Buenos Aires natën, në fluturimin nga Katari dhe u prit nga një popull i tërë në festë. Një festë që është e destinuar të vazhdojë edhe sot: në orën 16:00 me orën tonë (12 në Argjentinë) Seleccion do të mirëpritet në Obeliskun e Buenos Aires. Me këtë rast sot u dekretua si festë kombëtare në Argjentinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *