• |
ide | kryesore

Franca kthehet në Paris: 10.000 njerëz i presin në Place de la Concorde për të duartrokitur Mbappé e të tjerët

-Instant, Sport
Place de la Concorde



Franca, finaliste e Kupës së Botës në Katar, zbarkoi pak para orës 20:00 në aeroportin Roissy Charles-de-Gaulle. Bles më pas u drejtuan në Place de la Concorde, në Paris, ku rreth 10,000 tifozë i prisnin për ti dhënë mbështetjen e tyre. Të besuarit e Deschamps dolën më pas në ballkonin e Hotel de Crillon, për të përshëndetur turmën. Ndër më të vlerësuarit Kylian Mbappé dhe lojtari i Milan, Olivier Giroud.

Franca u mund në finale përballë Argjentinës, pas goditjes së 11 metërshave. Les Bleus, barazuan në fund të ndeshjes, duke shënuar dy gola në 96 sekonda, për ta cuar finalen në shtesë. Messi shënoi golin e dytë personal, për avantazhin 3-2, përpara se Mbappe të fiksonte trigolëshin e tij. Sulmuesi i PSG u shpall kështu Këpuca e Artë e Katar 2022, por Kupa shkoi për Messi e të tjerët. Franca dështoi të fitonte Kupën e dytë radhazi, për të barazuar rekordin e Italisë e Brazilit.

Lexo më tej:FOTO/ Kampionët e botës ulen në Buenos Aires: festa e çmendur në 2 të mëngjesit

Pritja e bërë në Place de la Concorde, në Paris, nga mbi 10 mijë tifozë ishte shenja më evidente e mirënjohjes së tifozëve. Edhe pse të trishtuar nga humbja në finale e kombëtares së tyre, që shihej favorite, ata i kanë shprehur mbështetjen e tyre dhe kanë festuar me ta vendin e dytë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *