• |
ide | kryesore

Kërkesa e Princ Harry dhe Markle për familjen mbretërore

-Instant, Paparazzi, Slider



Princi Harry dhe Meghan Markle së fundmi kanë bërë një kërkesë ndaj familjes mbretërore. Ata kanë kërkuar që të organizojnë një mbledhje ku familja të kërkojë falje për trajtimin e supozuar.

“Asgjë e tillë nuk është bërë kurrë kur Harry dhe Meghan ngritën shqetësime të ndryshme. Asnjë takim, falje formale apo marrjen e përgjegjësisë, tha një burim i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex. “Kjo është e vështirë të gëlltitet. Ata do të donin të kishin një takim.”Sipas të brendshmëve të pallatit, cifti po përpiqen të pajtohen me Mbretin Charles dhe pjesën tjetër të familjes përpara kurorëzimit të tij në maj. Burime pranë Princit William thonë se Princi i Uellsit nuk ka në plan të flasë me vëllain e tij.

“Gjërat kanë qenë shumë të tensionuara për një kohë,” tha burimi. “Tashmë po vjen  dhe një libër.”Buckingham Palace ende nuk ka dhënë një përgjigje ndaj pretendimeve të bëra në dokumentafrn e dyshes në Netflix. “Detyra jonë është të vazhdojmë punën. Nuk ka përgjigje, “tha një oborrtar.

Në dokumente, ish-familjarët kanë përsëritur pretendimin e tyre se Markle iu nënshtrua vërejtjeve raciste nga anëtarë të lartë të familjes mbretërore. Harry zbuloi gjithashtu se Princi Uilliam dyshohet se i bërtiti atij për largimin e familjes, ndërsa mbretëresha e ndjerë Elizabeth nuk reagoi ndaj situatës. Markle zbuloi gjithashtu se donte t’i jepte fund jetës ndërsa jetonte në rezidencën mbretërore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *