• |
ide | kryesore

Komisioni i Kongresit: Të ngrihen 4 akuza penale ndaj ish-presidentit Trump

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump


Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për hetimin e sulmit të 6 janarit në Kapitol, zhvilloi seancën e fundit publike dhe i rekomandoi Departamentit të Drejtësisë ngritjen e akuzave penale ndaj ish Presidentit Donald Trump.

Ligjvënësit kanë sugjeruar që zoti Trump të akuzohet për komplot me synimin për të penguar funksionin e ligjshëm të qeverisë amerikane, përpjekje për të ndërprerë seancat zyrtare të Kongresit, komplot për dëshmi të rreme dhe kryengritje.

Drejtuesi i Komisionit, demokrati Bennie Thompson, tha se “gjetjet e komisionit mund të shërbejnë si një udhërrëfyes i mirë për drejtësinë”.

Sipas tij, zoti Trump e dinte se i humbi zgjedhjet e vitit 2020, por ai zgjodhi të qëndronte në zyrë duke bërë një seri përpjekjesh për të bllokuar transferimin e pushtetit.

Në këtë mbledhje, Komisioni bëri publike edhe prova të reja, duke përfshirë intervistën me këshilltaren e zotit Trump, për një kohë të gjatë, Hope Hicks. Gjatë dëshmisë së saj zonja Hicks tha se zoti Trump i kishte thënë asaj, se “askush nuk do shqetësohej për legjitimitetin e tij nëse ai humbiste zgjedhjet dhe se e vetmja gjë që kishte rëndësi, ishte që ai të fitonte”.

Krahas akuzave ndaj ish-presidentit, komisioni i përbërë nga 7 demokratë dhe dy republikanë, rekomandoi ngritjen e akuzave për shkelje të ligjeve të etikës për 5 ligjvënës republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve.

Komisioni i 6 janarit nuk ka fuqi ligjore, ndaj rekomandimi për ndjekjen penale shënon vetëm një akt simbolik, pasi për ngritjen e akuzave vendos Departamenti i Drejtësisë.

Komisioni do të shkrihet në 3 janar, kur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve e marrin republikanët.

Që nga ngritja e tij në korrik të vitit 2021, komisioni ka intervistuar më shumë se 1 mijë persona, ka zhvilluar 10 seanca dëgjimore publike dhe ka administruar më shumë se 1 milionë dokumente.

Mbledhja e një numri të madh provash, ka nxitur anëtarët e komisionit të deklarojnë se zoti Trump duhet të fajësohet për sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit të kryer nga mbështetës të tij rreth dy vite më parë.

Raporti final i komisionit pritet të shpërndahet pas disa ditësh dhe ai do të përmbajë intervistat e zbardhura dhe rekomandime ligjore.

Edhe pse nuk kanë fuqi ligjore, rekomandimet e komisionit do të shtonin trysninë politike ndaj Prokurorit të Përgjitshëm Merrick Garland dhe Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, që po zhvillojnë hetime mbi mënyrën e trajtimit të dokumenteve qeveritare, nga ana e ish-presidentit, pas largimit nga detyra në janar të vitit 2021.

Zoti Smith u emërua në nëntor si prokuror i posaçëm me përgjegjësinë e mbikëqyrjes së hetimeve për posedimin e dokumentave të klasifikuara nga ish-presidenti në rezidencën e tij në Mara-Lago në Florida, si dhe disa aspekte të hetimit lidhur me përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020, të fituara nga demokrati Joe Biden. /VOA


14 Comments

    1. I rruajne TOPET TRUMPIT sic ja kane rruar gjate ketyre viteve marksistet e majte bashke me ca republikan te korruptuar. KAQ!

    2. po ti kari i rilindjes lexon vetem titullin, lexoje mire se cthhote se eshte vetem lajm nga kjo media bythqire

  1. Shkoni qihuni komisjoni leshit dhe ju qe botoni karlleqe te tilla si papagaj te devotshem qe jeni.
    Po perpara nxirrni pak te gjitha faktet dhe videot se ca ndodhi ate dite. tabulatet e pelosit me kompani qe bridhnin me ekipe kameramanesh neper Capitol

  2. Ky duhet bere shembull ne menyre qe as ne paradhomen e trurit te mos ta mendoje ndonje teveqel tjeter i urrejtjes te gjeje strehe ne politike.

    1. Ahahaha kur flet per tru ti idiot i devotshem. Troll llapaqen qe je ngjit si muti mbas kepuces komenteve lart e poshte.

        1. Ah jorgaqis,jorgaqis
          Sikur te kishe mendim,do te pranonim,por çmendim ke ti o trushpelare;
          Ti thjesht i ben fresk dhe llape atyre qe i bejne te ligat sheshit!
          Te duhet pune per te arritur te mendimi,e sidomos te mendimi ndryshe.
          Shijo arragosten,deri aty shkon mendja jote se ne fakt,njerzit qe mendojne ketu tek ne,nuk fitojne as edhe nje cironke.
          Mundohu te artikulosh nje mendim tendin,dhe pastaj flasim prape,por egzaltimet e tua perverse sa here qe dikush ngrihet per te drejtat e veta,nuk jan mendim.

          1. Bla bla bla… Ke mendim ti qe merresh me teori konspiracioni dhe ku 90% te komentit te mesiperm e ke ad hominem dhe me leksione se si duhet te mendoj une.

  3. Trumpit do i rrujn lesht. Jo per gje, por e dine si demokratet ( komunistet e amerikes) dhe republikanet (konservatoret), qe ato qe nxiten dhe futen turmen ne Capitol jane agjente civile te FBI-se. Nuk eshte cudi qe i kishin te filmuar me kamera dhe nuk arrestuan asnje nga keto stimulues te hyrjes ne Capitol.

  4. Do ta plasin brenda qelbesiren qe punoi kundra Shteteve te Bashkuara te Amerikes duke shitur materjale teper sekrete te armatimeve te USA te ruset

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *