• |
ide | kryesore

Lavrov: Zelensky nuk e kupton seriozitetin e situatës

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm ukrainas Sergei Lavrov akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se “nuk e kupton seriozitetin e situatës dhe nuk po kujdeset për popullin e tij”.

Në një intervistë për një rrjet televiziv bjellorus, kreu i diplomacisë ruse tha se idetë e Zelenskit janë gjithashtu tregues të “racizmit ” të qeverisë ukrainase, pa dhënë detaje.

Presidenti ukrainas gjithashtu ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare, para së cilës udhëheqja politike dhe ushtarake e Rusisë do të mbajnë përgjegjësi për pushtimin e Ukrainës dhe krimet e luftës.

Sergej Lavrov ka kritikuar gjithashtu edhe Perëndimin .

“Reagimi histerik” ndaj “operacionit special ushtarak” (siç e quan Moska pushtimin e Ukrainës) konfirmoi, sipas Lavrov, qëndrimin e Kremlinit se lufta ishte “absolutisht e nevojshme”.

Duke ndërmarrë veprime ushtarake, Moska shkatërroi “lojërat gjeopolitike të Perëndimit”, të cilat aspironin ta kthenin Ukrainën në një kërcënim të përhershëm për Rusinë, tha Lavrov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.



3 Comments

  1. Zelenskin e ka kap cia per bolesh dhe po ben sic thone amerikanet.

    Eshte fut aq thelle sa sdel dot. Ukraina u shkaterrua dhe ukrainasit po vdesin perdite

  2. Lavrov i drejtohet Zelenskit, por mesazhi eshte per SHBA, duke kercenuar me rajone te tjere tensioni mes tyre, nder te cilet Kosova e veriut.
    Ne kete situate si Zelenski, ashtu edhe Vucic jane kthyer nga Presidente te vendeve te tyre ne zedhenes te dy fuqive te medha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *