• |
ide | kryesore

Mashtrim 145 mln dollarë, Apeli shqiptar vendos mbi fatin e kinezit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit ka kërkuar ekstradimin e shtetasit kinez Liangbin Chen, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal për mashtrim.

Mësohet se Chen ka kërkuar lirim dhe azil politik në vendin tonë, me argumentin se i rrezikohet jeta në Kinë por Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ekstradim.

Chen akuzohet për veprën penale ‘mashtrim’ pasi është zbuluar se ai ka realizuar grabitje me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë dollarë.

Kujtojmë se ky shtetas u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *