• |
ide | kryesore

Ministri i Jashtëm grek vizitë zyrtare në Kosovë

Arkiva
Dendias



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Pas përfundimit të takimit nga ora 12:30, të dy ministrat do të mbajnë edhe konferencë për media pas takimit.

Denidas gjatë qëndrimit në Prishtinë, pritet të takohet edhe me pjesëtarët e kontingjentit grek të KFOR-it. Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në bashkëpunimin Athinë-Prishtinë në një gamë të gjerë fushash, si ekonomia, energjia, kultura dhe shëndetësia, si dhe zhvillimet rajonale, duke përfshirë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillimet në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë.

Ministri grek vizitën e fundit në Kosovë e pati në muajin qershor, ndërkaq kjo është vizita tij e dytë brenda këtij viti në Prishtinë. Ai kishte vizituar Kosovën edhe në tetor të vitit 2020 dhe në qershor 2021.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *