• |
ide | kryesore

Nga ‘bishti’ Messit i del një ‘bisht’: rrezikon dënimin për fajin e emirit e të Infantinos

-Instant, F1, Sport
bisht



Të gjithë e kemi fiksuar në mendje mantelin e zi, që quhet bisht, të veshur nga Messi teksa ngre Kupën e Botës në Katar. Kjo sepse nuk kishte ndodhur më parë që fanella e kombëtares fituese të mbulohej pjesërisht gjatë festimeve zyrtare. Megjithatë, pak e dinë se sjellja e Messi – ose më mirë e emirit të Katarit, pronarit të PSG-së – thyen rregullat e FIFA-s.

Paragrafi 3 i nenit 4 i rregullores së FIFA World Cup Katar 2022, ndalon përdorimin e veshjeve festive mbi fanellën e ndeshjes. Kjo gjatë aktiviteteve zyrtare të FIFA-s, siç është dorëzimi i trofeut. Bisht, ky është emri i mantelit tipik të kulturës arabe, i veshur në raste të veçanta dhe nga personalitete të shquara. I veshur nga Lionel Messi, përvec se “shkatërroi” një foto historike, ‘Bisht’ do të çojë në një sanksion ndaj Federatës argjentinase dhe kapitenit të saj.

ABSURDITETI I DËNIMIT TË MUNDSHËM

Fakti është edhe më absurd po të kihet parasysh se disa metra më tutje, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, i buzëqeshur, ishte i gatshëm të ndihmonte Messi të vishte ‘bisht’. Presidenti i FIFA-s nuk tentoi në asnjë mënyrë t’i shmanges situatës. Qoftë edhe për të zbatuar rregullat e shpallura nga vetë organizata që drejton. Përkundrazi, Infantino u kënaq dhe duartrokiti.

Pyetja natyrale është se cili do të jetë reagimi i Messi për sanksionin e mundshëm, për thyerjen e rregullave të FIFA-s. Sepse ai që i ka dhënë mantelin ishte ai që paguan rrogën e tij milionere, nën bekimin e presidentit të federatës, të cilit duhet t’i japë llogari. Një situatë padyshim e pakëndshme për Pleshtin, por ndoshta ata që e bënë t’i thyejnë rregullat njëherë mund t’a bëjnë edhe dy, duke mos sjellë asnjë sanksion për Messi…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *