Partizani u rikthye të fitojë derbin me Tiranën, por festa e të kuqve ka ndezur edhe sherrin mes lojtarëve. Ashtu si edhe në derbin e kaluar, edhe në këtë përballje, protagonistë ishin Albano Aleksi dhe Valentino Murataj. E gjitha këtë herë ndodhi për një flamur.
Mesfushori i Partizanit, mori një flamur tek tifozët e Partizanit dhe tentoi ta ngulte në qendrën e fushës. Gjesti u kuptua dhe nuk u pëlqye nga Albano Aleksi që vrapo për ta parandaluar. Në këtë moment nisi dhe përplasja masive. Patrick vecanërisht i papërmbajtshëm, ndërsa në fushë zbritën edhe disa tifozë.
Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi