• |
ide | kryesore

“Legen, falsifikator, shërbëtor i Ramës…” sherr mes deputetëve të PD në kuvend

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shpërndarja e kohës në kuvend për deputetët e opozitës ka qenë objekt debatesh që kur Partia Demokratike u nda dhe Enkelejd Alibeaj mori vulën e grupit parlamentar. Drejtuesit e kuvendit ia japin vazhdimisht kohë deputetëve që i qëndruan besnikë Lulzim Bashës si përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërkohë që ata të Berishës konsiderohen të pavarur.

Edhe sot koha për të folur ka qenë arsyeja që kuvendi nisi me ankesa, sharje dhe sherre ndaj Lindita Nikollës dhe Enkelejd Alibeajt. Video më poshtë:

Tritan Shehu dhe Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentares Lindita Nikolla që të diskutoihen në rend dite disa projektligje të propozuara nga Partia Demokratike. Gjithashtu, Noka kërkoi dhe nga Nikolla që të tregojë dokumentin që vërteton se ka kërkuar që të largohet nga grupi parlamentar i PD-së.

Pasi Nikolla dha sqarimet e saj, ajo i kaloi fjalën deputetes Dhurata Çupi. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të deputetëve demokratë, Shehu dhe Nokës.

Në një moment, Tritan Shehu iu drejtua Enkelejd Alibeajt duke deklaruar se ka falsifikuar dokumentet për përjashtimin e tyre nga grupi parlamentar i PD-së.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i këtij të fundit, madje duke e ofenduar, “legen”.

Tritan Shehu: …ai ka falsifikuar dokumentet.

Enkelejd Alibeaj: Ti je legen, je kokrra e legenit. Të vij atje e ta tregoj kush është falsifikatori. More vesh apo jo. Ta tregoj unë.

Oerd Bylykbashi: Grupi Parlamentar nuk ka marrë asnjë vendim…

Flamur Noka: Apo e vendos ti me Taulantin se kush është deputeti i opozitës dhe kush jo?!

Lindita Nikolla: E kam këtu vendimin e Grupit Parlametar…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *