• |
ide | kryesore

Elon Musk pranon vendimin e përdoruesve të Twitter

-Instant, Paparazzi, Slider



Elon Musk ka zbuluar se ai planifikon të mbetet si CEO i Twitter. Megjithatë deklaroi se do të qëndrojë derisa të gjejë dikë të gatshëm për ta zëvendësuar atë në këtë detyrë.

Njoftimi i Musk erdhi pasi miliona përdorues të Twitter-it kërkuan që ai të tërhiqej në një sondazh që vetë miliarderi krijoi dhe premtoi se do t’i përmbahej. “Unë do të jap dorëheqjen si CEO. Por kur të gjej dikë aq budalla për të marrë vendin e punës!”, shkroi ai në Twitter. “Pas kësaj, unë thjesht do të drejtoj ekipet e softuerit.”

Që kur mori drejtimin e kompanisë,  Elon ka nxjerr rregulla të cilat shpesh janë ndryshuar menjëherë pasi janë bërë publike. Disa nga veprimet e Musk kanë nervozuar reklamuesit në Twitter. Ato përfshijnë; pushimin nga puna të gjysmës së fuqisë punëtore të Twitter, heqjen dorë nga moderatorët e përmbajtjes së kontratave dhe shpërbërjen e një këshilli këshilltarësh sigurie. Kompania e formoi këshillin në 2016 për të trajtuar; gjuhën e urrejtjes, shfrytëzimin e fëmijëve ,vetëdëmtimin dhe probleme të tjera në platformë.

Elon Musk, i cili gjithashtu drejton kompaninë e raketave SpaceX, ka pranuar më parë se sa e vështirë do të jetë të gjesh dikë që të marrë përsipër të jetë CEO. Duke u tallur me ndjekësit ai tha se personi që e zëvendësoi atë “duhet të durojë shumë dhimbje” për të drejtuar një kompani që  ka qenë “në falimentim”. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *