• |
ide | kryesore

“Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma”. Shehi paralajmëron Partizanin, Colella i qetë

-Instant, Sport
Colella



“Kush është më i mirë? Nuk e kam thënë kurrë se kjo ndeshje do e tregonte këtë ndaj nuk i përgjigjem kësaj pyetje. Sot fituam ne, herën e kaluar fituan ata. Nuk ia lejoj vetes ta them një gjë të tillë”. Giovanni Colella qendron me këmbë në tokë, pas triumfit në derbin me Tiranën. Tekniku italian megjithë 4 pikët që ka krijuar për vitin 2023 nuk është shumë i kënaqur me lojën e skuadrës së tij. “Nuk është se më pëlqeu shumë loja. Ne u mbrojtëm. Ka gjëra pozitive dhe gjëra negative. si në të gjitha ndeshjet. Çdokush e sheh futbollin në mënyrën me vet. Nëse pozitive quhet që rrezikuam pak për të pësuar gol, atëherë po. Por sipas meje shumë situata duhet të menaxhohen me më shumë qetësi mendore dhe personalitet në fushë”, përfundoi tekniku Colella.

Lexo më tej: Aleksi ndez sherrin për një flamur: shikoni sherrin mes lojtarëve të Tiranës e Partizanit

Orges Shehi, trajneri i Tiranës, në anën tjetër, ka vuajtur mbi të gjitha mungesat e dy mbrojtësve. “Pavarësisht se nuk kishim Tosevski e Behiratche që janë kryesorë, u munduam të ndryshojmë. Humbja nuk erdhi nga ndryshimet taktike, por se futëm veten në presion. Në 10 minuta i dhamë disa herë kundërshtarit mundësinë të na godiste. Të vjen keq kur ia bën të lehtë kundërshtarit dhe pastaj rrjedha e lojës bëhet edhe më e vështirë”.

Shehi pastaj vazhdoi shpjegimin: “Gjithë pështjellimin e solli krahu i djathtë. Ndikoi mungesa e Tosevski. Iseni akoma nuk është ambientuar me skuadrën. Kjo ka bërë që të ndryshojmë pozicionet”. “Diferencën e bëri agresiviteti i sulmuesit të Partizanit. Kemi luajtur 10 minuta të këqija, nuk ishte ndeshje e keqe – tha Shehi, që pastaj paralajmëroi -. Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma. Mbas këtij pushimi do të kërkojmë të kthehemi sa më dinjitozë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *