• |
ide | kryesore

Mediat greke: Skandal i Begajt në Finiq, kërkoi heqjen e flamurit tonë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mediat greke



Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje një vizitë që Presidenti i Republikës Bajram Begaj kreu të mërkurën në bashkinë e Finiqit. Ajo është e njohur si zonë e banuar me minoritet grek. Vëmendja e mediave greke vjen edhe për shkak se të enjten këto zona i viziton kryeministri i tyre Kiriakos Mitsotakis. Ai do të shoqërohet edhe nga kryeministri Rama në Himarë dhe Dervician.

Por vizita e Begajt nuk ka shkuar ashtu siç duhej. Fillimisht u mësua se kishte pasur një ndryshim të axhendës së takimeve. Por Presidenca shqiptare nuk dha ndonjë sqarim. “Protothema” shkruan se shkak për ndryshimet e takimeve është bërë prania e flamurit grek në hyrje të bashkisë së Finiqit.

“Sipas programit origjinal të vizitës, Begaj fillimisht do të vizitonte Bashkinë e Finiqit, ku do të pritej zyrtarisht nga kryebashkiaku Kristo Koço. Mirëpo autokolona nuk u ndal tek bashkia. Mësohet se presidenti shqiptar është shqetësuar nga flamuri grek që është i vendosur në oborr, pranë flamujve të Shqipërisë dhe BE-së” – shkruan gazeta greke.

“Duhet theksuar se bashkia e Finiqit njihet zyrtarisht si “minoritet” nga autoritetet shqiptare, me të drejtën e mërgimtarëve të ekspozojnë lirisht simbolet e tyre kombëtare, të përdorin gjuhën greke në administratë, etj.

Provokimet vazhduan në sheshin qendror të fshatit minoritar Alykos, ku ndodhet monumenti i emigrantëve Massios, Raftis, Kotsis dhe Mitros, të cilët u vranë gjakftohtë nga ushtarët shqiptarë në dhjetor 1990 kur tentuan të arratiseshin në Greqi. Me Dekret Presidencial të vitit 1994, Shqipëria i quajti 4 të rinjtë “Dëshmorë të Demokracisë”.

Megjithatë, sakrifica e tyre, kujtimi dhe prejardhja e tyre kombëtare nuk u respektuan nga presidenti shqiptar, shoqëruesit e të cilit kërkuan nga policia që pranë monumentit të mos kishte flamur grek.

Ky veprim ka zemëruar banorët dhe nxënësit e shkollës, të cilët ishin mbledhur në sheshin e fshatit për të pritur Presidentin e Shqipërisë. Pas këtij zhvillimi, kryebashkiaku Kristo Kiço anuloi ceremoninë dhe nuk pati asnjë vendosje kurore nga Begaj në monumentin e 4 mërgimtarëve” – shkruan “Protothema”.

“Zyrtarë të minoritetit grek thonë se presidenti shqiptar duket se nuk e di se në bashkitë e EEM – bazuar në ligjin për minoritetet – flamuri grek duhet të valojë jashtë ndërtesave publike. Ata theksojnë se Bajram Begaj “duhet të sillet si faktor institucional unifikues dhe jo si një ish-ushtarak me logjikë nacionaliste” – citon gazeta.

“Protothema” citon më pas edhe një shkrim në Facebook të ish-presidentit të Omonias, Leonidha Papa. Ai thotë se pas incidentit të Presidenti shqiptar nuk pranoi të shkojë në drekën e Begajt me “intelektualë” të minoritetit grek. ©LAPSI.al



5 Comments

  1. A bejne greket per minoritetet ate qe u kerkojne shqiptarevet? Aspak,race e felliqur qe perfituan nga pazotesia e qeverive shqiptare per me shume se 30 vjet

    1. Falni kete injorant president. Ai nuk respekton emigrantete shqiptare kudo ku jane è jo me mjnoritetet. Punon e vulos me urdher te Rames

  2. Presidenca fatkeqësisht është në paaftësi totale…ky është doktor dhe sekretari i saj i përgjithshëm është spiun/agjent

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *