• |
ide | kryesore

Meta akuzohet për shkelje të rregullave të BE-së

F1, Stil
Meta



Bashkimi Evropian ka akuzuar Metën për thyerjen e rregullave antitrust në lidhje me biznesin e saj të reklamave.

Pronari i Facebook përballet me një gjobë deri në 10 për qind të të ardhurave të tij vjetore globale nëse shpallet fajtor qëdo të ishte një gjobë prej 11.8 miliardë dollarësh nëse zbatohet për rezultatet e fundit financiare të firmës.

Komisioni ekzekutiv i BE-së deklaroi se “ka problem” me kompaninë që lidh biznesin e saj të reklamave të klasifikuara në internet, Marketplace, me Facebook. Kjo do të thotë që përdoruesit e platformës kanë automatikisht akses në Marketplace “nëse duan apo jo”. Ai shtoi se Meta imponon  kushte të padrejta tregtare ndaj kompanive konkurruese që reklamojnë shërbimet e tyre në Facebook ose Instagram.

“Komisioni kundërshton faktin që Meta ka lidhur shërbimin e saj të reklamave me Facebook. Ai është gjithashtu i shqetësuar që po imponon kushte të padrejta tregtimi për përfitimin e tij”, thuhej në një deklaratë.

Në fillim të këtij viti, BE gjobiti gjithashtu Google me 4.125 miliardë euro për shkeljen e ligjeve antitrust në lidhje me sistemin e saj operativ celular Android. Në një deklaratë të dhënë për CNBC, Google tha; “Jemi të zhgënjyer që Gjykata nuk e anuloi vendimin në tërësi. Android ka krijuar më shumë zgjedhje për të gjithë. Ai mbështet mijëra biznese të suksesshme në Evropë dhe në mbarë botën.”

Marrë nga: Independent
Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/12/07/funksioni-i-ri-ne-facebook-dating/

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *