• |
ide | kryesore

Operacion antidrogë në Itali, 14 të arrestuar, 5 janë shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një operacion antidrogë i zhvilluar nga autoritetet italiane, ka çuar në arrestimin e 14 personave, mes të cilëve 5 shqiptarë. Mediat italiane raportojnë se në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 2300 kilogramë drogë, të llojit kanabis, kokainë dhe heroinë.

Hetimi i cili ka nisur në maj të vitit 2016 llogarit se të ardhurat nga kjo sasi e kapur janë mbi 15 milionë euro.

Ndërsa një operacion i vitit 2018 po në kuadër të këtij hetimi, çoi në shkatërrimin e dy organizatave të fuqishme kriminale, që vepronin kryesisht në Bari dhe provincat e tij, por edhe në Shqipëri, Siçili, Kampani, Kalabri dhe Abruzzo.

Trafiku i drogës nga Shqipëria drejt Italisë kryhej në rrugë detare, duke përdorur varka të vogla.

“Të dyja organizatat kriminale kishin një interes të përbashkët në Itali me organizatat kriminale puliane përgjegjëse për detyrat logjistike dhe në Shqipëri me organizatat kriminale përgjegjëse për prodhimin, paketimin, klasifikimin dhe transferimin e drogës nga Shqipëria në Pulia”, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, hetimet ishin komplekse dhe u kryen me ndihmën e përgjimeve telefonike, përgjime mjedisore, video incizime dhe shërbime vëzhgimi, gjurmimi dhe kontrolli./ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *