• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

-Instant, Lajme, Të fundit



Parashikimi i motit sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme në Kosovë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat Perëndimore dhe gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë vendin.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *