• |
ide | kryesore

Rama përplaset me Shehajn: Je idiot apo bën vetë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Holandë



Deputeti demokrat Agron Shehaj ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se fshihet pas aferës së inceneratorit të Tiranës.

“Inceneratori i Tiranës i është dhënë Klodian Zotos, ju në fillim thatë që s’do ishte Zoto por do ishte një sipërmarrje e madhe italiane. Pastaj zbuluam që nuk kishte kompania të huaj, ishte i njëjti njeri që kishte marrë Elbasanin.

Të njëjtën ditë që firmosët kontratën, Zoto ia transferoi kontratën një kompanie offshore në Holandë. Doli që Zoto ka kryer korrupsion dhe prapë koncesionet të Elbasanit dhe Fierit janë të sekuestruar. I Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një kompania offshore në Holandë, teorikisht.

Kompania është offshore nuk e dimë kush janë pronarët. Fakti që ju i jepni një njeriu që është i përfshirë në aferë korruptive, duke i hapur çdo lloj dere, duke i dhënë monopolin e inceneratorëve, fakti që ky zotëria e çon kompaninë në offshore, vazhdoni e paguani.

Inceneratori i Tiranës vazhdon të jetë në pronësi të një njeriu që është në kërkim. Paratë kalojnë nga bashkia e Tiranës ne xhepa cefaljone. Inceneratori i Tiranës është në pronësi të një kompani offshore.

(Rama i ndërhyn nga vendi) Pse jeni ju? Sepse pashë ca ndodhi me kompaninë DH Albania. Fillove tenderin e unazës së madhe duke mashtruar. I dhatë miliona euro. Po të ishit të gënjyer s’do kishte kthyer paratë. Vazhdimi i pagesave pavarësisht se SPAK thotë se janë të korruptuar, kjo më bën të mendoj që pas këtij skandali, pas inceneratorët të Tiranës mund të jeni vetëm ju. Ose hajde na thoni se jeni të paaftë ju gënjen zoto ose jeni ju pronarët e vërtetë” – tha Shehaj.

Më pas ka reaguar kryeministri Rama.

“Jam gjithmonë në dilemë nëse jeni idiot. Ju thatë që unë fshihem pas një offshorë në Holandë. Kjo është shumë e rëndë. Më sillni një provë. Ju ftova që ju të jepni provën dhe në të gjitha ato që thatë unë nxora përsëri dilemën time, ju jeni idiot apo bëni vetë” – tha Rama. ©LAPSI.al



10 Comments

  1. Pasi burri e kishte gjetur gruan ne krevat me nje tjeter vajti ne gjykate ta ndante.

    -faktet – i tha gjykatesi

    -po fakti ishte brenda- zoti gjykates ia ktheu bashkeshorti i tradhetuar.

    Keshtu edhe KM kerkon fakte. Kush ka fuqine dhe deshiren tia jape miliona euro personave

    ne kerkim ? Dhe ta mendosh se per 30 euro te nje fature energjie kryefamiljarin e ka fut ne

    bur nga ku ka dale kufome.

    – Hajdeeeee fakteeeeeee

  2. 😎🥸😎🥸🥸😎🥳🥳🥳🥳plus Kryehajdut me cizme plus kriminel si i ati Kaq thotë:

    Pyetje per Edi Ramen dhe Linda Ramen sa te Virgjer jane!!!

    1. I ke rene ne koke Shehaj

      Nuk te jep asnje qeveritar asgje po nuk i kthve reston

      Tamam ne Hollande ka offshorin KM

      Ta ndjeke Spaku nese ka bythe

  3. Per ju idiotet e padobishem. Agroni po tregon se si Rama po na vjedh te gjitheve (me kete perfshij dhe ju idiote qe mbroni nje hajdut si Rama)

  4. Shah Mat! Fiton Agroni, pavaresisht se eshte nga Jugu e meriton te behet kryetar i PD qe ka shumice verioresh! Ne kete moment nuk ka me ndarje veri-jug, po vidhemi te gjithe! Jepini partine dhe bashkohuni, kucedra me 7 koka eshte llum ne cdo gje, duhet ndalur se ka kapercyer cdo limit ne zullume! Psiqiku ata qe e kapin me presh ne duar i quan idiote, popullin e quan derr dhe e keqtrajton! Kush dreqin i duket vetja, populli me revolta ka permbysur perandore e mbreter! Poshte Rama

    1. Çfare do me thene, megjithese eshte nga jugu e meriton. Filloi prape ndasia? Sa per dijeni, nuk fiton PD pa jugun sikurse nuk ka fituar PS pa veriun..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *