• |
ide | kryesore

U tall me Mbappe e ofendoi francezët, Adil Rami shpërthen ndaj Martinez: “Biri i kur*ës më i madh në futboll”

-Instant, Sport
Rami



Protagonisti i madh i finales botërore mes Argjentinës dhe Francës ishte padyshim Emiliano Martinez. Portieri fillimisht evitoi rënien e Argjentinës në fund të kohës shtesë. E pastaj priti një penallti në serinë finale vendimtare. Por përveç aftësive të tij në futboll, argjentinasi u dallua për ekstravagancën e tij brenda dhe jashtë fushës. Në fillim acaroi kundërshtarët te penalltitë, para se të bënte gjestin e habitshëm me trofeun e portierit më të mirë të turneut. Sjellje që jo të gjithëve i ka pëlqyer, sidomos francezëve. E ish-milanisti Adil Rami që nuk i kurseu kritikat e ashpra në rrjetet sociale.

Portieri argjentinas Emiliano Martinez do të mbahet mend si një nga heronjtë e fitores së skuadrës së Scaloni në Katar 2022. Edhe falë aftësive të tij pas 36 vitesh Kupa e Botës rikthehet në Argjentinë. Por ajo, për të cilën, mbi të gjitha, do të mbahet mend portieri i Aston Villa, është gjesti i shëmtuar që bëri kur iu dha trofeu si portieri më i mirë i turneut. Një gjest që ai vetë e shpjegoi në një mënyrë mjaft banale: “E bëra sepse francezët po më fishkëllenin”, deklaroi ai. Një sjellje, përveç qëndrimit provokues gjatë penalltive finale, që ka ngjallur kritika të ashpra sidomos në Francë. E Adil Rami, nuk ka lënë gjë pa thënë…

REAGIMI I FORTË I RAMI

Zemërimi i shumë tifozëve të thjeshtë francezë dhe jo vetëm është shfaqur në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi kampion bote me Francën në vitin 2018, Adil Rami, ka shprehur gjithë indinjatën e tij në rrjetet sociale: “Biri i kur*ës më i madh në botën e futbollit. Personi më i urryer”, ka shkruar ai në një histori në Instagram. Diçka që ndoshta shumë e kanë menduar, por nuk kanë pasur guximin ta thonë. Arrogant apo jo, në fund El Dibu solli në shtëpi kupën. Si dhe atë trofeun e shumëpërfolur të portierit më të mirë…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *