• |
ide | kryesore

Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

-Instant, F1, Sport, Video
Partizani



Partizani e mbyll vitin 2022 si më mirë nuk kishte. Fitore në derbi, kundër rivalit direkt dhe shkëputje me 4 pikë në krye të renditjes. Tani skuadra e Colella mund të përgatisë e qetë rifillimin e kampionatit, ku takimi është në 14 janar. Një derbi intensiv, me tifozët që pasi i vonuan startin, ndërprenë për 13 minuta zhvillimin e pjesës së dytë. Vendosi Xhuljano Skuka, me golin e shënuar në minutën e 4 të takimit.

Rikthimi i Alban Hoxhës në kuadratin e portës ishte ndoshta zhvillimi më i rëndësishëm në kampin e kuq. Me kapitenin edhe mbrojtja ishte më e sigurtë. Përpara pastaj mendoi Skuka ta bënte ndeshjen të thjeshtë. Në minutën e 4′, në harkimin e Buxhelajt nga e majta, Aleksi nuk largoi siç duhet topin dhe Skuka mposhti Bekajn në shtyllën e dytë. Tirana e ndjeu goditjen dhe rrezikoi të pësonte të dytin, në goditjen e Rrapajt. Shehi ndryshoi taktikisht të tijtë, me spostimin e Aleksit dhe Deliut. Partizani provon të bëjë keq me kundërsulm, ndërsa Tirana shfrytëzoi shpejtësinë e Xhixhës për të vënë në panik prapavijën e të kuqve.

SULMI I FISHEKZJARREVE

Pjesa e dytë kishte nxitur fantazinë e tifozëve, por po vetë ata e vonuan shfaqjen. Në të 47 vërshuan fishekzjarret, në një sulm të vërtetë nga tribunat. Kapitenët e dy skuadrave shkuan tek tifozët respektivë dhe u kërkuan të qetësohen. Një re e bardhë tymi pushtoi stadiumin për disa minuta, nga flakadanët e ndezur nga tifozët e Tiranës. Hamiti rifilloi takimin pas 13 minutash ndërpreje.

Tirana nxitoi sepse minutat që kalonin nuk ishin në favor të tyre. Ismajlgeci detyroi Hoxhën të devijonte mbi traversë. Por bardheblutë rrezikuan kapitullimin në goditjen e Carës në minutën e 53. Traversa shpëtoi Bekajn. Rastet spostohen në dy jrahët, ndërsa Cara e Xhixha ishin ata që kishin mundësitë e fundit për të ndryshuar rezultatin. Përfundoi 0-1 për Partizanin, që ngjitet në 29 pikë, katër mbi Tiranën. Humbja e dytë radhazi për bardheblutë, që mbyllin 2022 me vështirësi. Colella i gëzohet derbit të parë të fituar dhe duket se rruga drejt titullit është e hapur…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *