• |
ide | kryesore

Apeli shtyn sërish seancën për PD, grupi i Alibeajt kërkon dorëheqjen e gjyqtares

-Instant, Lajme, Të fundit
PD



Seanca gjyqësore për bashkimin e dy statuteve të PD-së që ishte parashikuar të mbahej sot në gjykatën e Apelit është shtyrë për të të disatën herë dhe pritet të mbahet më 17 janar. Gjykata e Apelit mori këtë vendim pasi grupi i Alibeajt kërkoi përjashtimin e gjyqtares Irida Kacerja. Sipas tyre, Kacerrja kërkoi në seancën e mëparshme të rregullonte prokurën e përfaqësimit sipas statutit. Trupa gjykuese do të shqyrtojë kërkesën e paraqitur nga PD që pretendon se çështja po paragjykohet.

“Sot në datë 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Përfaqësuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti një kërkesë të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Z. Gazmend Bardhi, me të cilën u kërkua përjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i përjashtimit u referua vendimi i ndërmjetëm i gjykatës, për të paraqitur autorizimin për përfaqësim, konform normave të statutit të PD. Gjyqtarja relatore nuk vlerësoi se kishte shkaqe papajtueshmërie.
Gjykata e Apelit Tiranë, me vendim të ndërmjetëm, vendosi të shtyjë seancën për në datë 17.01.2023, ora 9:00. Ndërkohë do të caktohet me short gjyqtari që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtim.”-thuhet në njoftim.



3 Comments

  1. Shtyrja e gjykimit te vules ka per qellim bllokimin e PD se Berishes per te marre pjese ne zgjedhjet vendore.
    Turp i Alibeut qe nuk do te votohet…

  2. Figurat më të shquara të kombit shqiptar, kanë oasur titullin e “beut”, duke filluar që nga Skënder-beu, Ismail bej Vlora, Hasan bej Prishtina, Faik bej Konica apo bejlerët Frashërit, që nga Abdyli, Naimi e Samiu deri tek Mithati.
    Hiq Skënderbeun që quhej Gjergj Kastrioti, të gjitha familjet e shquara patriotike të bejlerëve shqiptarë që përfaqësonin Rilindjen kombëtare, u persekutuan mizorisht nga regjimi diktatorial komunist enverist.
    31 vite pas përmbysjes së asaj diktaturë nga Partia demokratike që rivlerësoi kontrinutet patriotike të intelektualëve bejlerë rilinda, paradoksalisht themeluesi i kësaj partie Sali Berisha, e përqesh me keqdashje mbiemrin e Enkelejd Alibeaj, duke ja ndruar në Alibeu.
    Turma e deleve që i binden vetëm bariut, përsërisin si papagall këtë “përqeshje” të Berishës, pa u thelluar në domethënien e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *