• |
ide | kryesore

Berisha i del në krah Bardhit: Rama u tregua ordiner

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ordiner, Berisha



Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar nga Kuvendi që të ndëshkojë ofendimet e kryeministrit Edi Rama ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Berisha thotë se Rama është treguar ordiner me fjalorin që ka përdorur. Ai shtoi më tej se ofendime të tilla mund të bëhen shkak për konflikte të shumta.

“Ky është jashtë çdo morali, të çdo etike, shpërthen me një fjalor të padenjë, si një ordiner, të garantoj që parlamenti do të ketë zhvillime të paparashikueshme, ju e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të Opozitës.

Unë e kuptoj që ai është brutal dhe i dhunshëm në krahun e tij, në mbledhjen e qeverisë, në takimet e ngushta, por këto janë brenda familjes tuaj, kur shtrihen në Opozitë, mund të bëhen shkak të konflikte të shumta.

Ndaj, duhet t’i jepni fund tolerancës ndaj një njeriu që përdor një fjalor të tille dhe shndërron këtë foltore në një tualet të gojës së tij. Kjo nuk është zgjidhja, zgjidhja është t’i mbyllësh gojën një ordineri. Zonja kryetare, po e çoni parlamentin drejt katastrofës,”- thotë Berisha.

Ai tha se do të sjellë në Kuvend një nismë ligjore për të hequr parashkrimin e akuzave ndaj kryeministrave.

“Vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje. Të garantoj se ai ligj do të bëhet problem i madh dhe do apo jo do të zbatosh rregulloren e parlamentit. Hidheni poshtë me votën tuaj e thoni se hajdutët do të falen. Thojuni shqiptarëve që do iu vjedhin, keni mëshira apo jo? Duhet të jepni hesap për 22 milionë euro charter.

Duhet të jepni llogari para qytetarëve për qindra milionë, do ua sjell të gjitha një për një, me naftë bileta dhe ahengje. I keni frikë këto po ai ligj iu garantoj se do të vihet. Është ligji më emergjent për Shqipërinë” – tha Berisha që më pas bëri nxori edhe një detaj tjetër.

“Ju tregoj unë histori me Iranin. Personi që ka bërë vizita të përsëritura është Erion Veliaj. Ke qenë ti apo jo, nuk e di? Por ai ka qenë në Iran dhe ka bërë shqetësim për vendet partnere. Ministri i juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. E kuptoj që fjala vjedhës iu rëndon, mos vidhni dhe nuk ua përdor më” – tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Operacioni i denoncuar si korruptiv dhe që dyshohet se ka ndikuar për shpalljen e non grata të Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është realizuar nga qeveria me në krye Sali Berishën, në periudhën 2005-2009.

    Operacioni, për të cilin u angazhuan të gjitha segmentet e nevojshme të shtetit, u finalizua për llogari në interes të dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, i cili nga trashëgimtar i pretenduar i 140 m2 tokë, arriti të ndërtonte me para të dyshimta 19 kulla mbi pronën e tjetërsuar, duke u bërë pronar me 40 %.Ujku Arturo Ui qimen e nderron por zakonin kurre nuk e harron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *