• |
ide | kryesore

Berisha: Veliaj ka qenë disa herë në Iran, shërbimet partnere janë shqetësuar

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha, Keni grabitur 122 mld për 9 muaj



Ish-kryeministri Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, përsa i përket gjuhës së përdorur gjatë seancës plenare. Spiropali e ka kritikuar Berishën për përdorimin e fjalëve si hajdut dhe ordiner, teksa shtoi se nuk do të donte që, një ish-kryeministër të fliste në këtë mënyrë. Berisha akuzoi Spiropalin se ka qenë në vizita sekrete në Iran bashkë me Erion Veliajn.

” Tani, lidhur me Iranin, jua tregoj unë historinë. Njeriu që ka bërë vizita sekrete, sipas shërbimeve partnere, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me Erion Veliajn. Erion Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Kjo ka bërë shqetësim për shërbimet partnere. Ministri juaj i Jashtëm ka qenë në Iran. Së fundmi, për ta mbyllur, do të jap një këshillë. Unë e kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon. Mos vidhni që unë të mos e them më”, deklaroi Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *