• |
ide | kryesore

Donald Trump reagon ndaj sondazhit për largimin e Elon Musk

F1, Stil



Donald Trump ka deklaruar së fundmi se Elon Musk dëshiron të largohet nga platforma e mediave sociale.

Ish-presidenti tha në një intervistë të re se ai beson se miliarderi humbi qëllimisht një sondazh në të ardhmen e tij në Twitter. Sipas tij Elon nuk dëshiron më të drejtojë blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh.

“Unë mendoj se ai dëshiron të japë dorëheqjen. Kjo është një mënyrë e mirë. Ju e dini që thjesht humbni në një sondazh dhe thoni ‘e kishte fajin ai'”, tha Trump për Chanel Rion.

Dhe të martën në mbrëmje, Musk deklaroi se do të hiqte dorë nga roli  përfundimisht. “Do të jap dorëheqjen si CEO. Por sapo të gjej dikë mjaft budalla për të marrë vendin e punës! Pas kësaj, unë thjesht do të drejtoj ekipet e softueritdhe serverëve,” shkroi ai në Twitter. Miliarderi, i cili gjithashtu drejton kompaninë e raketave SpaceX, ka pranuar më parë se sa e vështirë do të jetë të gjesh dikë që të marrë përsipër të jetë CEO. Duke u tallur me ndjekësit ai tha se personi që do e zëvendësojë atë “duhet të durojë shumë dhimbje” për të drejtuar një kompani që  ka qenë “në falimentim”./Lapsi.al

Marre nga: Independent 



1 Comment

  1. I vetmi njeri me tru dhe vizion sot eshte Trump. Tjeret jane hajdut qe shesin pordhe duke e shitur per cilesi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *