• |
ide | kryesore

Gjyqi në PD, Apeli cakton gjyqtarin që do të shqyrtojë kërkesën e Bardhit

-Instant, Arkiva, Lajme
PD



Përfundon procedura e shortit për caktimin e gjyqtarit, që do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares I. Kacerja.

News 24 raporton se gjyqtarja që do shqyrtoje kërkesën është Edlira Petri.

Kujtojmë se sot u zhvillua seanca gjyqësore lidhur me ankimin e PD.

Njoftimi:

Sot ne date 22.12.2022, u zhvillua seanca gjyqesore lidhur me ankimin e Partise Demokratike te Shqiperise.

Perfaqesuesi i PD, av. Rezart Kthupi paraqiti nje kerkese te nenshkruar nga Sekretari i Pergjithshem i PD, Z. Gazmend Bardhi, me te cilen u kerkua perjashtimi i gjyqtares relatore Irida Kacerja. Si shkak i perjashtimit u referua vendimi i ndermjetem i gjykates, per te paraqitur autorizimin per perfaqesim, konform normave te statutit te PD.

Gjyqtarja relatore nuk vleresoi se kishte shkaqe papajtueshmerie.

Gjykata e Apelit Tirane, me vendim te ndermjetem, vendosi te shtyje seancen per ne date 17.01.2023, ora 9:00. Nderkohe do te caktohet me short gjyqtari qe do te shqyrtoje kerkesen per perjashtim, per te cilin do te njoftoheni menjehere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *