• |
ide | kryesore

Kompozitori i “Pyes Lotin” shpërthen ndaj Elsa Lilës dhe Capital T

-Instant, Paparazzi, Slider



Në mbrëmjen e tretë të “Festivalit të Këngës”, disa artistë performuan këngë të kënduara ndër vite. Elsa Lila riktheu pas 25 vitesh këngën e saj “Pyes Lotin”. Ajo e këndoi në duet me reperin Capital T. Mirëpo kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga kompozitori i këngës Valentin Veizi.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social, Facebook, Veizi ka shkruar se ky është një version i shëmtuar. Ai ka kërkuar nga RTSH ta heqin këngën nga çdo platformë.

Reagimi i plotë i kompozitorit:

MOS MA BËNI PIS KËNGËN !

Sot kam marrë shumë mesazhe e telefonata nga shokë e miq, dashamirës e simpatizantë të muzikës sime të indinjuar në lidhje të një varianti të këngës “Pyes Lotin” që është kënduar nga Elsa Lila edhe Capital T në natën e tretë Festivali 61 i RTSH-së duke qenë se s’kam patur mundësi të ndjek festivalin e kërkoj edhe e dëgjoj në YouTube këngën, më bënë përshtypje (indinjuan) dy gjëra: e para nuk e di kush ka marrë guximin e ka pasur kurajon të ma bëj “pis” këngën time, mirë që nuk kanë aftësinë profesionale për të “rifreskuar” apo të sjellin ndryshe një këngë, por këta nuk kanë as edukatën edhe as respektin të paktën të kontaktojnë për të marrë lejen e autorit .

së dyti :Ti (kushdo)mund të rikëndosh një këngë, por nuk ke asnjë të drejte të ndryshosh e të denigrosh këngën pa lejen e autorit ,(kompozitorit). Me lini t’ja u them troç edhe një herë Lilës edhe Capitalit, modeli i këngës qe ju sollët është modeli se si mund të denigrosh, shpërfytyrosh një kënge aq te bukur si kënga “Pyes Lotin” . Prandaj do ti lutem Radio televizionit Shqiptar ta heqi nga çdo lloj transmetimi këtë variant të shëmtuar!/Lapsi.al



1 Comment

  1. Te heqme e ke!

    Ne fillim, ju veizet qe rroni e jetoni jashte Shqiperise, duhet te keni trurin te kuptoni se ne kete cep te harruar mund te kendoje kenge rap edhe nje koala! Dhe askujt s’i merr leje bilibilit per kete!
    Ju kreshnikspahinjte qe moret viza dhe green carde anglo-amerikane te gjithfarllojshme e qe na dilni skype-ve ne studio, duhet te pranoni se AUTORI e mbron te drejten e autorit duke ndenjur Ketu! Madje shpesh s’e ben dot as ketu aq kollaj!
    Keshtu qe ju ermalmetët qe na proterstoni e kerkoni te drejtne tuaj youtube-ve, shpëlajini halet pasi dhisni!

    Dhe ju elsalilat qe doni te pasroni imazhet pasi dlni nga ndonje burg i Oksidentit, ejani sa here te doni te kendoni ne shpellen tone plot stalagmite e stalagtite!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *