Pezullohet nga detyra efektivi i “Shqiponja” Y.D, i cili sulmoi sot policin e Rrugores.
Në njoftimin e policisë thuhet se “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra të punonjësit të Policisë, shtetasit Y. D., punonjës Policie pranë Forcës së Posaçme “Shqiponja”.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Barrikadave në Tiranë.
Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor, shtetasi N. H., ka konstatuar në parakalim të gabuar dhe me xhamat e errësuar automjetin me drejtues shtetasin Y. D., të cilit i ka bërë shenjë ndalimi.
Drejtuesi i mjetit pasi ka ndaluar, është konfliktuar me punonjësin e Policisë, shtetasin N. H., të cilin e ka ofenduar e goditur për shkak të detyrës.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, për nisjen e hetimit disiplinor për punonjësin e Policisë.
Po në lidhje me këtë ngjarje është duke kryer veprime AMP.
Keta te Rrugores jane rropqima! Shqiponja perballet me krimin cdo dite, rrugorja ve gjoba kot me kot vetem per te mbushur arken e shtetit me borxhin e jashtem 120 % te GDP
Vk jane te gjithe njelloj. Njerez te korruptuar deri ne palce