• |
ide | kryesore

Portieri kontrovers i Argjentinës në shënjestrën e Bayern: “Dibu” Martinez si zëvendësuesi i Neuer

-Instant, Sport
Dibu



Bayern Mynih është në kërkim të një portieri gjatë dritares dimërore të merkatos. Objektivi i klubit më të suksesshëm në Gjermani është të zëvendësojë Manuel Neuer, i cili përfundoi jashtë për gjithë sezonin pas frakturës së pësuar. Numri 1 i bavarezëve u aksidentua gjatë pushimeve kur ishte duke bërë ski. Neuer iu nënshtrua një operacioni në gju, por nuk do të rikthehet në fushë deri në sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, Bayern, sipas raportimeve të gazetës spanjolle Mundo Deportivo, i ka vënë syrin kampionit të botës me Argjentinën, Emiliano Martinez. ‘Dibu’ aktualisht luan në Premier League me fanellën e Aston Villa.

Lexo më tej: Manuel Neuer thyen këmbën duke bërë ski, humb sezonin: “Viti mund të përfundonte më mirë”

Dibu, në fakt, mezi pret të përballet me mikun e tij Leo Messi në një turne të rëndësishëm si Champions League. Nëse transferimi i Martinez në Allianz Arena kryhet, përplasja nuk do të vonojë. Në fakt, superndeshja mes gjermanëve dhe parisienëve është planifikuar në turin e dytë të kompeticionit. E është gjithashtu për këtë arsye që Bayern dëshiron ta mbyllë marrëveshjen sa më shpejt. Sigurisht duhen bindur edhe Villians të privohen nga portieri i tyre, në mesin e sezonit aktual.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *