• |
ide | kryesore

Ronaldo do t’i japë Botërorin Arabisë Saudite: në Spanjë e quajnë të mbyllur kalimin e CR7 te Al Nassr

-Instant, Sport
Ronaldo



Telenovelës për të ardhmen e Cristiano Ronaldo duket se i ka ardhur fundi. Sipas spanjollëve të As tani nuk ka më dyshime: CR7 do të luajë për Al Nassr. Burime nga klubi arab bëjnë të ditur se “është e kryer” dhe se gjithçka u përcaktua të martën. Një takim mes stafit të lojtarit dhe drejtuesve të lartë të klubit mbylli të gjitha detajet. Nuk ka të dhëna të sakta për pagën e tij, e cila sidoqoftë nuk duhet të arrijë 200 milionë euro në sezon. Fanella me numrin 7 tashmë është gati për të.

Në ditët në vijim priten disa dalje të forta nga klubi, për t’i hapur vend pagës së rëndë të Ronaldos. Kandidatët kryesorë për largim janë uzbeku Masharipov dhe argjentinasi Martinez.

Lexo më tej: Ronaldo bëhet sportisti më i paguar i planetit: nga 1 janari do të luajë për Al-Nassr

Marca shkon edhe më tej, duke shkruar se marrëveshja mund të zyrtarizohet në orët e ardhshme. Cristiano Ronaldo tashmë është gati të fluturojë drejt Riadit, për të vënë firmën mbi kontratë. Ylli portugez do është gjithashtu projektuar të lidhet me Arabinë Saudite deri në vitin 2030. Dy vjet e gjysmë si lojtar, siç u përmend, dhe pesë të tjerë si ambasador i kandidaturës së vendit për organizimin e Kupës së Botës 2030. Turne që mund të zhvillohet në sinergji me Greqinë dhe Egjiptin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *