• |
ide | kryesore

Shehaj: Cili është problemi më thelbësor në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shehaj



Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, është shprehur se PD do të futet në garën e zgjedhjeve lokale për të fituar.

Komentet Shehaj i bëri gjatë një interviste për News 24, ku tha se “Primaret” ishin një proces shumë i mirë dhe i domosdoshëm.

Ai në të njëjtën kohë hodhi akuza mbi kundërshtarët politikë se nuk zhvillojnë zgjedhje fare brenda partisë së tyre.

Për Shehajn, problem më thelbësor në Shqipëri është korrupsioni, për të cilin tha se do të përpiqet ta luftojë deri në fund.

Shehaj përmendi edhe një kontratë, të cilën e cilësoi korruptive, me një kompani offshore në Holandë, pë të cilën tha se arsyeja e vetme përse mund të firmosej, ishte nëse pas saj qëndron kryeministri Rama.

Lexo më tej: Rama përplaset me Shehajn: Je idiot apo bën vetë

Deputeti shtoi se qëllimi i Ramës është që të heqë vëmendjen nga ky thelb, pra nga korrupzioni, përmes sharjeve dhe gjuhës që përdor në Kuvend.

“Para disa ditësh SPAK shpalli në kërkim për korrupsion pronarin e Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë qeveria vijon e paguan këtë zotëri, vetëm në një muaj ky zotëri ka marrë rreth 1 mln euro nga bashkia e Tiranës. Arsyeja e vetme që një qeveri ka nënshkruar një kontratë korruptive me një subjekt offshore në Holandë dhe vijon ta paguajë, ka vetëm një arsye, nëse pas qëndron kryeministri. Kjo ishte çështja që ngrita.

Kundërshtarët tanë politikë nuk bëjnë fare zgjedhje. Ne i bëmë “Primaret”. Nuk ishin perfekte, por jam i bindur se “Primaret” e tjera do të jenë më të mira. Në garë ne futemi për të fituar. Unë besoj se do të fitojmë. Thelbi i problemit në Shqipëri është korrupsioni. Kjo është çështja për të cilën ne duhet të punojmë. Nëse më parë abuzonin duke përdorur kompani offshore, tani i marrin vetë tenderat në emër të familjarëve të tyre. Prandaj do të vijojë të përpiqem të luftoj korrupsionin. Për sa kohë do të bëjë politikë do të merrem me thelbin e problemit. Rama kërkon t’i shmanget thelbit, përmes sharjeve dhe ofendimeve, po unë do t’i qëndroj deri në fund thelbit.

Para disa ditësh SPAK shpalli në kërkim për korrupsion pronarin e Inceneratorin e Tiranës. Ndërkohë qeveria vijon e paguan këtë zotëri. Vetëm në një muaj ky zotëri ka marrë rreth 1 mln euro nga bashkia e Tiranës. Arsyeja e vetme që një qeveri ka nënshkruar një kontratë korruptive me një subjekt offshore në Holandë dhe vijon ta paguajë, ka vetëm një arsye, nëse pas qëndron kryeministri. kjo ishte çështja që ngrita.”. Kështu u shpreh Shehaj.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *