• |
ide | kryesore

Shkrimi për Alabbar që ngre dyshime për skemën e investimit të arabëve

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Shitja e apartamenteve në Durrës nisi bazuar mbi një projekt në letër. Projekti do tw realizohet nga marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe themeluesit të Emaar Group, Mohammed Alabbar.

Fillimi i shitjeve po ndodh nën një klimë aspak pozitive për biznesin. Një pjesë e mediave raportuan për “shitje të ajrit”, ndërsa opozita e quan këtë një projekt “piramidë” dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të mos blejnë apartamente.

Në fakt, skema e ndërtimit të rezidencës në Durrës nuk ka ndryshim nga mënyra se si punojnë rëndom ndërtuesit shqiptarë. Sapo marrin lejen e ndërtimit, nisin shitjet e apartamenteve dhe me paratë e fituara ngrihen katet e para të pallatit.

Shumë i rëndësishëm në këtë rast është profili i ndërtuesit, emri i tij, historia e investimeve. Duke njohur të shkuarën e investitorit, blerësi kupton më mirë garancitë që projekti nuk do të dwshtojw.

Pikërisht për këtë, Mohammed Alabbar u prezantua si themelues dhe drejtues i Emaar Group, megjithëse kompania nuk ekziston askund në dokumentat e investimit në Durrës.

Emri i kompanisë, ishte garancia e investimit.

Në fakt, Emaar është një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në tregun global. Projektet e saj në vendet e Lindjes qarkullojnë miliarda dollarë. Burj Khalifa në Dubai është vepra që shenjon emrin e kompanisë, por duhet thënë se jo të gjitha investimet jashtë vendit kanë qenë të suksesshme.

Një media kroate, në nëntor të këtij viti rreshtoi disa nga dështimet e Emaar. Një shkrim i gazetares Marja Bajaj, i botuar në www.24sata.hr dëshmon se emri i kompanisë Emaar nuk është garanci e suksesit dhe se skema që aplikojnë arabët për ndërtimet mund të sjellë surpriza të pakëndshme për blerësit.

Shkrimi sjell projektin e Emaar në qytetin Indian të Mohali, në provincën e Punjab në Indi. Emaar bashkëpunoi me një kompani vendase dhe sipas shkrimit firmosi disa “kontrata të dyshimta” me autoritetet vendase për një rezidencë me 1670 vila.

Por shpejt doli se sheikët – për të mbledhur para për investimin e tyre – po shesin pronat indiane (560 prej tyre!), të cilat nuk u përkasin fare. Njerëzit paguan për vilat, por nuk mund të hynin në pronën e tyre sepse të drejtat e pronësisë mbi tokën pretendoheshin nga një palë e tretë, megjithëse pushteti vendor pretendonte se gjithçka ishte rregulluar” thuhet në shkrim.

Shkak për parregullsitë u bënë mosmarrëveshjet e kompanive vendase të ndërtimit që bashkëpunuan me arabët.

Por gazetarja sjell edhe një rast tjetër kur sheikët kanë dështuar në Indi. Bëhet fjalë për një projekt të vitit 2010 që kishte të bënte me fshatin sportiv për lojërat e Komonuelthit, i cili nuk u përfundua kurrë.

“Gjithçka ishte ndërtuar aq keq ose kishte mbetur plotësisht e papërfunduar saqë Zelanda e Re, Kanadaja, Skocia dhe Irlanda Veriore iu desh të kërkonin që atletët e tyre të akomodoheshin në hotele. Më në fund, në vitin 2011, u ngrit një aktakuzë kundër Emaar MGF dhe dy kompanive të tjera simotra të lidhura me Alabar para një gjykate në Indi për krim të organizuar, konspiracion dhe mashtrim. Gazetari indian Joshua Karunakaran na tha shkurt se ky është një rast shumë i njohur në Indi. Tashmë në vitin 2012, kur u ngrit aktakuza, mediat vendase përshkruanin se sa para ishin “përvetësuar” në projekt. Në letër ai ishte një projekt i përsosur” shkruan gazetarja kroate.

Nuk mbaron këtu.

Emmar ka pasur një histori jo aq të suksesshme edhe në Pakistan.

“Në Karaçi, Alabar nisi projektin Crescent Bay në gusht 2008, si pjesë e një investimi të supozuar shumë miliarda dollarësh në Pakistan. Vendbanimi atje duhej të përfundonte në vitin 2013. Por vilat dhe apartamentet luksoze nuk u ndërtuan dhe 300 investitorë vendas paditën kompaninë e Alabarit, duke kërkuar kthimin e parave të tyre me gjithë interesin dhe një kompensim dhjetë për qind për fitimet e humbura. Kërkesa totale e dëmshpërblimit të pakistanezëve të mashtruar ishte 15.2 milionë dollarë. Ekipi nga Dubai, pra nuk kishte dhjetë milionë dollarë për projektin në Pakistan”  shkruan www.24sata.hr

Shkrimi sjell edhe eksperiencën e Alabbar në SHBA, ku ai bleu John Laing Homes, kompaninë e dytë më të madhe private të ndërtimit për 1.05 miliardë dollar në fillim të qershorit 2006.

“Megjithëse të ardhurat vjetore pritej të rriteshin në 10 miliardë dollarë deri në vitin 2011, më 19 shkurt 2009, John Laing Homes paraqiti në një gjykatë në shtetin amerikan të Delaëare nisjen e procedurave të falimentimit. Në kërkesë thuhej se humbja e kompanisë arrinte në mes gjysmë miliardë dhe një miliardë dollarë amerikanë. John Laing Homes hasi në probleme financiare në vitin 2007, përpara krizës së madhe globale.

Nuk ka dyshim, shkruan www.24sata.hr se Alabar është një operativ kyç për bizneset e ndërtimit që drejtohen nën emrat e kompanive si Emaar Properties. Nuk ka dyshim se shumë nga projektet megallomane do të ndërtohen dhe do të përfundojnë. Por me paratë e kujt dhe me shpenzimet e kujt, kjo është një histori tjetër. Alabar ka lindur në Dubai, më i madhi nga 12 fëmijët. Babai i tij ishte një kapiten deti, dhe në vitet shtatëdhjetë Alabar mori një bursë qeveritare dhe shkoi për të studiuar ekonomi në Seattle. Por atij i pëlqen ta rrëfejë jetën e tij sikur të ishte një histori e vërtetë orientale – magjike, plot simbole, asociacione. Sot ai tregon me krenari se si është rritur në varfëri si fëmijë dhe pohon se ishte sigurisht më i varfëri në klasën e tij. “Babai im ishte marinar, ishte pak në shtëpi, por më së shumti mësova prej tij. Si kapiten anijeje, babai im rrezikoi, ai shkoi në të panjohurën. Ai lundroi pa GPS, pa parashikim të motit, kishte piratë në det dhe ato anije ndonjëherë humbisnin. Duhet të jesh i guximshëm dhe të mësosh se si të marrësh shpejt vendime të rëndësishme dhe të mira”, tha një herë Mohammed para studentëve në Universitetin e Abu Dhabit. “Po, unë isha padyshim më i varfëri në klasë – dhe jam krenar për këtë,” tha ai gjithashtu për Forbes, i cili e renditi atë në mesin e pesë njerëzve më të pasur në Lindjen e Mesme në 2018. Ai u diplomua në Seattle në 1981 me një diplomë në financë dhe administrim biznesi, por donte më shumë. Pas 25 vitesh në Abu Dhabi, ai u bë drejtor i Al Khaleej Investments në Singapor. Kapitulli më i rëndësishëm në jetën e tij të biznesit filloi në vitin 1997 kur ai themeloi një kompani që që atëherë është bërë agjencia më e madhe e pasurive të paluajtshme – Emaar Properties.

“Çohem çdo mëngjes dhe kur shoh Burj-in, mendoj: “Si nuk bëra një punë më të mirë?” Në të njëjtën kohë, nuk e di se çfarë do të ndryshoja për të”. Sot kur flet për planet e tij të biznesit thotë: “Jo, qëllimi im nuk është Amerika, sepse punët në Afrikë ma kthejnë më shpejt investimin”. Aty Mohammad Alabar hapi kompani që kanë miniera dhe sot ai është një nga njerëzit më të fuqishëm në këtë biznes në Lindjen e Mesme. Kompanitë e tij janë ende të përfshira në ndërtim dhe aktualisht operojnë në 14 vende, duke përfshirë Indinë, Marokun, Serbinë dhe Turqinë. Filozofia e biznesit të Alabar-it, të paktën në një nivel deklarativ, është e thjeshtë: “Personalisht, gjithmonë dua të punoj në rrokaqiellin më të madh dhe më të lartë, por gjithashtu dua të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur. Nëse dështoj ta bëj këtë, humb punën time. Por nëse dikush dëshiron të ndërtojë një ndërtesë më të madhe dhe më të lartë se Burj Khalifa, unë do të dërgoj ekipin tim të njerëzve për ta ndihmuar atë të shmangë gabimet me të cilat u përballëm ne. Kjo ndodhi me përgatitjet për ndërtimin e kullës mbretërore në Arabinë Saudite. Ekipi im shkoi atje dhe përfundoi projektimin. Ne ndamë përvojën tonë dhe u thamë se ku gabuam. Nëse dikush dëshiron të ndërtojë diçka më të madhe se unë, unë do të festoj suksesin e tyre. Sepse vetëm kjo do të më bëjë të mendoj diçka edhe më të madhe dhe të vazhdoj të argëtohem”. Nga ana tjetër, ata që e njohin mirë biznesin e tij, thonë se receta e Alabarit është shumë më e thjeshtë: “Ai nuk shpenzon kurrë paratë e tij”./ Përshtatur nga www.24sata.hr, Lapsi.al



29 Comments

  1. “””Megjithëse të ardhurat vjetore pritej të rriteshin në 10 miliardë dollarë deri në vitin 2011, më 19 shkurt 2009, John Laing Homes paraqiti në një gjykatë në shtetin amerikan të Delaëare nisjen e procedurave të falimentimit.'””

    Po. Dhe cfare ndodhi ne 2008-en? Apo s’e mbani mend?!

    S’ka shans te deshtoje Marina e Durresit. Ka ende shume oreks ketu per tulle nga vendasit, emigrantet, diaspora dhe investitoret e huaj. Pa harruar lekun e piste qe mund te behet se shpejti i paster me amnistine fiskale.

      1. Argjentinasit mund te jene bytheqira, por nga pjesa e dyte e deri ne fund kam pare finalen me te bukur deri me sot. Fale edhe fracezeve.

        Dukeshin si ne ato filmat e viteve 20. Leviznin me shpejtesi si miza. Fast forward.

        1. Edhe specialist futbolli bytha jote. Jorgo futbollin lere per hygerta sakon. Ose enkeleda zeqon.
          Ti , rri aty te sektori I kermave me kelliren veliaj, fugen Ramen tek ridhjerja.

    1. Jorgo po aty:

      Megjithëse të ardhurat vjetore pritej të rriteshin në 10 miliardë dollarë deri në vitin 2011, më 19 shkurt Homes paraqiti në një gjykatë në shtetin amerikan të Delaaware nisjen e procedurave të falimentimit. Në kërkesë thuhej se humbja e kompanisë arrinte në mes gjysmë miliardë dhe një miliardë dollarë amerikanë. John Laing Homes hasi në probleme financiare në vitin 2007, përpara krizës së madhe globale.

      Alabar qenka pirat deti.

      Skeme interesante vjedhjeje

    2. Dhe per kete garanton Jorgo Pallkari. Agjent grek qe paguhet per te mbeshtetur individe qe nuk bejne dot shtet se nuk njohin as ligj e as rregull, si keta rilindesit tane. Po ku e di ti Jorgo qe nuk ndodh perseri krize si me 2008 apo me keq? Se ne mes te luftes jemi. Apo ju greket shquheni per siguri financiare harrova.
      O njerez, jo vetem ne Durres po askund mos bleni ajrin dhe letrat. Prisni te mbaroje dhe blini po deshet

      1. Behu djale i mbare,

        Mos degjo shpifjet e opozites se marre

        Ki besim tek Z. Alabbar

        Sepse ti nuk je gomar

        E aq me shume, nje kar

        1. Kjartaz duket se ky kali i Trojës, greku Palikaris, formimin e tij “letrar” e ka marë që në fëmini nga shkrimtari “i shquar” Edver Rama.
          Kjo duket nga kjo palo “poezi” që e përfundon me shkronjat e fundit të mbiemrit të tij, që i ka për zemër edhe Edveri

  2. Dmth nje gazete kroate e panjohur na doli ekspertja e ketyre puneve 🤦‍♂️
    Qija robt
    Porti sduhet te prishet e arabt sduhet ti qasim fare po ama dhe keto kerkimet me qiri neper internet vijne era gazetari konviktoresh

    1. Gazetarja ka bere punen e saj. Ka te ditur deahtime dhe ka ekspozuar skemen.
      Ka qe e shohin si partner, per te ndertuar dhe padyshim per te vjedhur.
      Te shkruash nuk eshte krim te vjedhesh eshte dhe alabar duket qe ka lidhje ne vendet e gjirit persik por punet i paska bere ne vende me korrupsion te larte indi pakistan afrike serbi dhe se fundi shqiperi

    1. Ne Kroaci . Gazetarja shkruan sepse alabar deshtoi aty, por po punon ne serbi. Kjo ka rendesi qe po punon ne serbi me vucic. Dhe shoket e rames puttin llukashenko.
      Mos ia qi robt hic se do barku buke ske faj, suflaqen e dites do dhe ti

    2. “Informacionet” për mrekullitë e inestimeve të Allahbarit në këto vende që përmend gazetarja kroate, i kemi dëgjuar më parë të publikuara nga Rama.
      Ndryshimi është se kroatja nuk i quan ato investime si histori suksesi por si histori të dyshimta korruptive në vende me korrupsion të theksuar.
      Me aq sa kemi informacion, miliarderi arab , paska këtë stil “investimesh” :

      Ai “shet” ndertimet e tij pa e filluar akona hapjen e themeleve, e me ato para kryen ndërtimin.
      Një biznes me të vërtetë i leverdisshëm e i zgjuar veçanëeisht kur blen tokë duke u përjashtuar nga taksat e shtetit.
      Dardha ama e ka bishtin prapa,
      Në Shqipëri dihet se posedues “me letra” të një toke 2 dylymësh, dalin 12 pronarë.
      Nëse ti e ke blerë një banesë që akoma nuk i janë hedhur themelet, do të dalin më vonë 12 “pronarë” që do të pretendojnë “me dokumenta” e gjykatë se toka është e tyre.
      Kjo vlen edhe për pronën publike.
      Nëse një qeveri e korruptuar pothuajse e dhuron tokën publike, qeveritarët e korruptuar do të kenë futur në xhepat e tyre paratë rrushfet.
      Nëse në Shqipëri më së fundi do të kemi një drejtësi të pamvarur e korrekte, do të ndëshkohen mbase qeveritarër, po hallet e blerësve të shtëpive prej letre do të vazhdojnë me vite.

  3. Prandaj edhe arabi nuk perdor kompanine e vet por krijon nje kompani te re ne shqiperi me te njejtin emer pothujse. Cfaredo qe te ndodhe kompania e vet sesht liable per asgje.

    Ky “investim” qe vje era mashtrim dhe me kontrata mashtrimi , eshte investim mashtrim hudhuni perpjete sa te doni.

    Dhe mos i thoni me marine, se se ska lidhje me marinen e as ka par te pas marine pervec asaj qe eshte jasht portit tani.

  4. Asgje nuk ka ketu.Me se normal.
    Shkrimi ishte kopje gazetash per te mbushur vendin me klikime.
    Turp per Lapsin.

      1. Shkrimi sido të konsiderohet nga disa hedh dritë për atë çka është e vërtetë për Alabar.Nje oportunist që don të bëjë para nëpërmjet vendeve dhe njerëzve të korruptuar.

  5. Jorgaqis Karaqis meqe je ekspert ne palikaris. Ti flet shume per perfitime e vari lesht gjithshkaje.
    Por so qorje qe je nuk i ben dot nje pietje vetes tende o qirje:
    Perse qirjeveria e qirjes karominister nuk thote: Eshte PPP apo eshte investim privat ?
    – Nese eshte PPP (marrezi qe edhe FMN e ka konsideruar te rrezikshem ne kushtet e Shqiperise) perse qirverija e ketij qirjes se shtrember nuk kerkon partner vendas ?????? Pasi vetem porti mund te quhet prone publike (ne masen 30 %) sepse 70 % po ja u grabisin pronarve te ligjshem qe jane me CKK+HTR (nese nu e di ca dmth ta thomi una o qirje)
    Nese eshte Investim privat cfare pidhin e nones kerkon qirje i qirjeverise se qirjes se shtrember ne kete “muhabet”, tja u lere privateve shqiptare e te huaj.
    Dhe ti o Jarge e pallkaris si intelektuhale qe je, e kupton qe Kushtetuta, Ligji dhe gjithshka qe i perket ligjit ne Shqiperine tone te varfer eshte shkerbythyr nga nje monster qe do kete fundin LIGJOR e te shemtuar ne histori.
    Per ty nuk me vjen keq sepse ti je dem anesor. dmth difekt i presevartivit
    TI JE VEMJE

    1. “Njerezit e medhenj flasin per ide, njerezit e mesem flasin per ngjarje, njerezit e vegjel flasin per te tjeret”

      – Platoni

  6. fakt eshte qe ne Shqiperi sipas asaj qe thone letrat “investitor” nuk eshte Emaar Group …..pjesa tjeter mbetet per tu pare …

  7. duket makthi i tij që tani ka rënë befas në dashuri me vulën. Se ai ka një vit që sulmon “alibashët” si parti e vulës, kurse tani do doemos ta rrëmbej atë vulë pa ardhur zgjedhjet. Kjo tregon se 6 Marsi nuk e ka gëzuar realisht por e ka trembur. Se ia i di, që më 6 Mars Edi Rama i la fushën e lirë se nuk rrezikonte asgjë. Tani nuk ka përball Bashën, ka Edi Ramën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *