• |
ide | kryesore

Shtyhet seanca e ish-ministrit Saimir Tahiri, kërkon liri pas llogaritjes të kohës së paraburgimit

-Instant, Lajme, Të fundit



Në gjykatën e Elbasanit është shtyrë sërish seanca për kërkesën për liri të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ai kërkon llogaritje të kohës së paraburgimit. Tahiri vuan dënimin e formës së prerë, pasi është dënuar për shpërdorim detyre. Ish-ministri dërgoi 2 muaj më parë një kërkesë ndaj Gjykatës së Elbasanit për njohjen e kohës së paraburgimit.

Seanca e sotme është shtyrë pasi është zëvendësuar gjyqtari Elis Dine me Elton Frashëri pasi ishte kërkuar përjashtimi i gjyqtarit Dine. Gjyqtari i ri kërkon kohën për tu njohur me përmbajtjen e dosjes.
Më 4 shkurt të këtij viti, Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas një seance maratonë, dënoi Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Me gjykim të shkurtuar dënimi u ul në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *