• |
ide | kryesore

Sulmet kibernetike të Iranit, Apeli heq masat e sigurisë për 5 punonjësit e IT-së në DAP

-Instant, Lajme, Të fundit



Gjykata e Apelit në Tiranë ka hequr masat e sigurisë për pesë punonjësit e IT-së, nga Ministria e Brendshme dhe Departamenti i Administratës Publike që akuzohen për shpërdorim detyre. 5 punonjësit e IT-së u identifikuan nga vetë AKSHI.Konkretisht punonjësit e IT-së, Alketa Sulo, Altin Sallaku, Rudina Llagami, Igli Lubonja, Albi Gjeka, të cilët tashmë janë pa asnjë masë sigurie, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, pasi duhet të kërkonin raportim nga operatori ekonomik që ishte përgjegjës për situatën e sigurisë në faqen e administrata.al edhe për antiviruset që përdoreshin për mbrojtjen e kësaj faqeje. Sipas Prokurorisë mos veprimi nga ana e punonjësve të IT-së duke shpërdoruar detyrën, ka bërë që sulmi kibernetik i kryer nga Irani, të mos zbulohej në kohë.

Që prej vitit 2021, Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Një sulm kibernetik u shënua më 15 korrik të këtij viti, që bllokoi të gjitha faqet zyrtare shtetërore dhe platformën e shërbimeve online e-Albania. Ndërkohë, më 14 shtator u sulmua sistemi TIMS në të gjitha pikat kufitare të vendit. Për këto sulme Shqipëria ka fajësuar Iranin dhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *