• |
ide | kryesore

Tre shqiptarë kapen në shtëpinë e barit në Angli: Nuk përballonim dot jetesën në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Angli,



Selami Lugja, Alfred Mamoçi dhe Rezart Selami janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Southamton. Ata deklaruan në seancën gjyqësore se ishin detyruar të kryenin veprimtarinë krîminale për të shlyer borxhin prej 25 mijë paundësh që kishin marrë për të ardhur ilegalisht në Angli.

Ata u zbuluan kur në zonën ku ushtronin veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme pasi policia nisi kërkimet për një person të zhdukur. Banesa që ata përdornin për kultivimin e kanabisit lëshonte një nxehtësi të pazakontë që ngjalli dyshime tek oficerët. Ku këta të fundit bastisën banesën, gjetën brenda Mamoçin, 36 vjeç dhe Selamin, 29 vjeç duke vrapuar përgjatë çatisë. Ndërsa Lugja është kapur pasi u hodh nga çatia.

Oficerët gjetën tre dhoma për rritjen e kanabisit, një frigorifer, një zonë gatimi dhe një dhomë gjumi. Ata kishin kryer shelke me energjinë elektrike e cila ishte devijuar nga rrjeti elektrik.

Vlera e kanabisit të zbuluar në shtëpinë e barit në Angli kapte vlerën deri në 535 mijë paund. Të tre të arrestuarit u shpallën fajtorë nga gjykata. Avokati i tyre tha se shqiptarët paguheshin nga 5 mijë deri në 18 mijë paund pas tharjes së bimës narkotike, raporton ‘Hampshire.police.uk‘.

Shqiptarët mësohet të kenë thënë se ishin gënjyer nga trafikantët e drogës për një jetë më të mirë. Pasi në Shqipëri jetesa ishte e vështirë për t’u përballuar.

Lexo më tej: Paligjshmëria në themelet e Teatri të ri, shpërfillet Gjykata Kushtetueses 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *