• |
ide | kryesore

E përplasi ish-kryebashkiaku i Himarës, ndërron jetë në spital 17-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Ka ndërruar jetë në spitalin e Tiranës 17-vjeçari i cili u përplas me makinë nga ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano. I mituri u aksidentua mbrëmjen e djeshme dhe u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Aty ai ndërroi jetë gjatë orëve të natës.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme në Llogora. Ish-kryebashkiaku i Himarës, Vasil Bollano, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, përplasi të miturin Elio Hamiti. 17-vjeçari ka qenë duke kaluar rrugën për të shkuar tek lokali i gjyshes së tij, i cili ndodhet në afërsi të fushës së sportit në Llogora. Në atë moment Bollano ka kaluar në këtë aks rrugor dhe e ka përplasur. Aktualisht Bollano është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *