• |
ide | kryesore

Aksident në Korçë, një i plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme



Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Shtetasi me iniciale K.F., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur pasagjeri, shtetasi me iniciale A. G. Ky i fundit u dërgua menjëherë në spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesin e automjetit K. F., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupet hetimore po punojnë për sqarimin e rrethanave të këtyre ngjarjeve.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 13:45, në aksin rrugor Bilisht-Poloskë, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime shtetasi A. G., pasagjer në automjet, i cili u transportua në spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *