• |
ide | kryesore

Berisha për Teatrin e ri: Ai ndërtim nuk do pranohet kurrë, do rrafshohet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha ka akuzuar qeverinë për projektin e ri të Teatrit Kombëtar, duke paralajmëruar se ai nuk do të pranohet, por se në vendin ku u shemb, Teatri do ndërtohet si ka qenë.

I pyetur pse PD nuk beri tentativa për ta ndaluar atë projekt dhe se çfarë nënkuptohet me deklaraten se ai projekt nuk do pranohet, Berisha tha:

“Do rrafshohet, po të duan le ta ndërtojnë ku të duan, por aty do ndërtohet sic ka qenë. Ai do rrafshohet dhe do i lëshojë rrugën teatrit sic ka qenë”.

“Java kishte një ngjarje tjetër shumë të rëndë e të shëmtuar, Rama dhe Veliaj në kundërshtim me vendimin e GJK duke shkelmuar cdo parim, morën përsipër, besojnë se e varrosën, dosjen e teatrit. Aktin më të shëmtuar më antikombëtar që ka ndodhur në vitet e fundit.

Akti i Ramës dhe Velisë ishte varrosje e kushtetutshmërisë së vendit, një grusht për cdo qytetar shqiptar. Unë u them atyre se ai ndërtim nuk do pranohet kurrë. E se përballja me regjimin do ketë një objektiv tjeter madhor, rivendosjen e kushtetutës, mbrojtjen e vendimit të GJK.

Rindërtimin e Teatrit si ka qenë në vendin ku ai ishte.

Regjimi ka humbur cdo moral, parim e ligj dhe se revolucioni demokratik është i pashmangshëm, jetik e vendimtar për shpëtimin e Shqipërisë.” – u shpreh Berisha.



9 Comments

  1. Pra e lexoni, e tha vete! E pranoi qe eshte njeri i shkaterrimit dhe qe kur te vije ne pushtet, (ne enderrat e tij), do ta rrafshoje teatrin.

    Shtojini edhe nje arsye me shume listes se gjate te arsyeve se perse ky njeri duhet t’i largohet nje here e mire skenes politike shqiptare qe e helmon prej 30 vitesh.

    1. deri tani ka shkaterruar Rama, me dinamit e me eskavator Salen nuk e kemi pare ndonjehere te shkaterroje ndertesa apo ti vere dinamitin..

      1. Ca ka shkaterruar Rama? Ndertesa pa leje? Ndertesa te rrezikuara nga termeti?

        Apo ndertesa si ajo e vjetra e Teatrit, nje karakatine e perkohshme dhe e shemtuar qe duhej shemb qe para trecerek shekulli per t’i lene vend nje Teatri dinjitoz?

        1. ” dinjitoz” sa fjale e vjeter e perdorur nga komunistet e te gjitha koherave per te zhdukur veprat historike.. Sikurse bene per Bashkine dhe ngriten ate shemtire qe sot eshte muzeu kombetar, Sikurs eprishen qendrat hitorike te qyteteve todne, me ju stifikimin e “dinjitoze”..Nuk e di nga vjet ti, por teatri i vjeter eshte kujtimi i kalimit te brezave. Kane rene shume termete ne Tirane, por ajo ndertese , sikure thote shtremsi veliaj “populine” nuk ka pesuar asgje. Nuk ke aq kulturen e as historine te flasesh keq per ndertesat historike. Shiko se cfare menzyre eshte bere ne qytete te betonizuara, me bregdet te shemtuar e te mbushur me cimento..Nejse, sikurse te thashe , gabimi eshte i imi qe diskutoj me langaraqe te tille!

          1. Ca me t’thone… Vlera qe i japim nje objekti eshte shume personale. Shume subjektive. Respektoj ata qe vertete e kane ndjere ate objekt si vlere, por faktet flasin qarte: nqs. do ishte nje shumice e konsiderueshme qe do ta shikonin ate objekt si vlere, do te kishin dale, do ta kishin mbrojtur.

            Populli foli qarte: nuk mund te mbajme nje objekt te pavlere per Ne, vetem qe te mos lendojme ndjenjat e 10 vetave, (te perdorur nga opozita nder te tjera).

      1. Po a e hodhet ju nje here me revolucionin e shtatorit qe u be ne nentor?

        Apo e ke fjalen per ndonje lider tjeter?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *